• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLUKU TAKON SEKRETARIN AMERIKAN TË ENERGJISË/ “Qeveria klimë të favorshme për investimet e huaja”
Home
Politikë

BALLUKU TAKON SEKRETARIN AMERIKAN TË ENERGJISË/ “Qeveria klimë të favorshme për investimet e huaja”

8 February, 2020 k.autor Politikë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zhvilluar në Uashington një takim me Sekretarin Amerikan të Energjisë, Dan Brouillette. Zyra e shtypit të ministrisë së Infrastrukturës  njofton se në takim u diskutuan mes të tjerash ‘penetrimi i gazit të lëngshëm LNG në tregun shqiptar si dhe përdorimi i tij për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, ndërtimi i depozitave apo dhe i një terminali për LNG në të ardhmen, që do t’a bënte Shqipërinë një pikë të shkëlqyer shpërndarje për sasitë e eksportuara të LNG nga SHBA’. Gjithashtu Balluku dhe Brouillette diskutuan mbi interesin e investitorëve amerikanë në fushën e eksplorimit të naftës, si dhe mundësinë më të gjerë të investimit në këtë sektor.

Ministrja Balluku, po sipas zyrës së shtypit, e vuri në dijeni Sekretarin Brouillete për angazhimin e qeverisë për të krijuar një klimë të favorshme për investimet e huaja përmes procedurave transparente dhe konkurrencës së drejtë. “Ajo e garantoi Sekretarin Brouillete se investitorët amerikanë do të gjejnë në Shqipëri mbështetjen e qeverisë për të bërë biznes në kushte optimale” thuhet në njoftim.

“Iniciativa të rëndësishme në fushën energjitike, të cilat mund të shërbejnë pozitivisht në nxitjen e sektorit në vend, si P-TEC (Partnership for Transatlantic Energy Cooperation), apo OCGI (Oil and Gas Initiative) janë çështje me interes të prezantuara nga Departamenti i Energjisë, të cilat po merren seriozisht në konsideratë” vijon më tej njoftimi.  Takimi u zhvillua në Këshillin e Atlantikut vetëm pak ditë pasi Departamenti i Energjisë në partneritet me MIE organizoi në Tiranë një tryezë mbi hulumtimin e “Potencialit të penetrimit dhe aplikimit të Gazit të Lëngshëm Natyror në Europën Qendrore dhe Lindore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ/ Ja sa ndeshje pezullohet Rei Manaj tek Barcelona B
Previous article “NGADALË, POR ME SIGURI”/ Pogba ka një mesazh për Manchester United (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT