• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Balluku merr pjesë në Ministerialin e P-TECC të organizuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë në Poloni
Home
Ekonomi

Balluku merr pjesë në Ministerialin e P-TECC të organizuar nga Departamenti Amerikan i Energjisë në Poloni

24 September, 2021 F.autor Ekonomi

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte e pranishme në Ministerialin e Bashkëpunimit Transatlantik të Energjisë dhe Klimës (P-TECC) të zhvilluar në Poloni dhe të organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Balluku njofton se takimi kishte në fokus bashkëpunimin strategjik mes vendeve europiane dhe Shteteve të Bashkuara, për masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për reduktimin e dëmit që shkakton ndryshimi klimaterik një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë.

Balluku shkruan më tej se ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë sa i takon diversifikimit të burimeve të rinovueshme të energjisë.

“Në ministerialin e P-TECC, organizuar nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, diskutuam për bashkëpunimin strategjik mes vendeve europiane dhe SHBA, për masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për mitigimin e dëmit që shkakton ndryshimin klimaterik një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë. Në fokus të veçantë ishte dhe siguria energjetike. Ndava me koleget e mi në panelin ministerial eksperiencën e Shqipërisë për diversifikimin e burimeve të rinovueshme dhe sigurinë energjetike që tashmë është kërkesë dhe aksion i përhershëm për të gjithë infrastrukturën kritike në fushën energjetike”, shkruan ministrja Balluku.

Nisma P-TECC u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ÇFARË MONSTRASH PO KRIJOJMË"/ Brataj reagon pas sulmeve të studentit të mjekësisë: A e meriton ti...
Previous article ANALIZA/ "Djalli" ngre murin, ja si Pioli sistemoi mbrojtjen e Milanit

F.autor

Postime të ngjashme

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171… Ekonomi

ULEN ÇMIMET E KARBURANTEVE NË VEND/ Bordi: Nafta 188 lekë, benzina 171…

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT