Kryeministri Rama mbrojti nismën Ballkani i Hapur ku tha se kjo i shërben të gjithë rajonit që të fuqizohen dhe për ‘të nxjerrë’ vetë gomarin nga balta pa pritur Brukselin. Ai tha se me Kosovën do bashkëpunim të ngushtë dhe se mosdakordësitë duhet të trajtohen me respekt.
Ballkani i Hapur është një pjellë e procesit të Berlinit për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitale, shërbimeve pa pritur të na mbledhin një herë në vit dhe në fund për të mos u bërë asgjë. Në procesin e Berlinit ishte edhe kodridori blu, ku është? Ballkani i Hapur nuk merr përsipër asgjë por mundëson ta nxjerri vetë gomarin nga balta pa pritur të na iki edhe një 10 vjeçar tjetër duke shpresuar se litarët për ne do i tërheqin të tjerët nga Berlini apo Parisi. Shqipëria shihet sot si pikë referimi në Ballkan. Kjo nisëm nuk është as lojë serbe dhe as konspiracion rus. Serbia është më e madhe me ne të marrë veç e veç, por me shqiptarët të së bashku jo. Serbia duhet të kërkojë falje për spastrimin etnik, por si arrihet deri këtu? duke u izoluar pas barikes së luftën imagjinare apo duke u hapur edhe u afruar? Unë dua të bashkëpunoj ngushtësisht me Kosoven dhe ta trajtojmë këtë mosdakordësi me respekt”, tha Rama


