• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BALLKANI I HAPUR NUK ËSHTË PËR POLITIKANËT…”/  Rama flet për furnizimin me grurë nga Serbia: Nuk është varësi! Shqipëria prodhon…
Home
Politikë

“BALLKANI I HAPUR NUK ËSHTË PËR POLITIKANËT…”/ Rama flet për furnizimin me grurë nga Serbia: Nuk është varësi! Shqipëria prodhon…

30 March, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron marrëdhënie varësie furnizimin me grurë nga Serbia. Sipas tij, Shqipërisë nuk i mbeti puna për t’u furnizuar nga Serbia, teksa shton se vendi ynë prodhon miell me çmimin më të lirë në rajon.

Gjatë takimit me disa importues dhe eksportues në vend, Rama deklaroi se do të merret në konsideratë që mbledhjet e bordit të çmimit të ushqimeve, të bëhen në transparencë të plotë.

“Mua më duket ide pozitive për t’u marrë në konsideratë që mbledhja e bordit për produktet bazë të bëhet transparente. Sëbashku, ju me tabela në dorë të bëni transparencë për çmimin. Ata që duan të mohojnë faktet, le t’i bëjnë. Sot Shqipëria ka një industri prodhimi të miellit jo vetëm që është garante e çmimit më të lirë në rajon, por garante e një cilësie brenda të gjitha standarteve për eksportin. Kam vizituar një pjesë të fabrikave, kam parë ciklin e zhvillimit të tyre. Para disa ditësh ishim në një fabrikë tjetër. Sigurisht që ne i përkasim një bashkësie ku çdo gjë të falet përveç suksesit. Jeni të mbartni mëkatin më të madh të mundshëm, suksesin. Sa herë të flitet për miell, vaj apo çfarë prodhoni ju, ju të jeni ata që helmojnë popullin, që shesin krunde. E vërteta është krejt tjetër në këtë rast. Dua ta përmend, hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi siç është interpretuar. Nuk është se mbeti puna që ne t’i shtrijmë dorën, por është thjesht hapja e një kanali që ka ekziestuar prej 30 vitesh. Për shkak të Ballkanit të Hapur, me Maqedoninë e Verikut, kanalet janë të hapura. Ballkani i Hapur nuk është për politikanët, apo skenarët e politikës së madhe. Është ekzaktësisht mundësia për të përfituar nga një treg më të madh” – tha Rama.

Duke folur për bujqësinë, rama deklaroi se janë rritur eksportet bujqësore.

“Janë mbi gjysëm milioni që do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë për 3 muaj rresht. Për të gjithë ata që thoshin që bujqësia mbaroi, vdiq, 14% plus eksportet bujqësore në janar-shkurt në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar. Ne ishim një vend me 120 mln eksporte, qesharake. Sot jemi thuajse me gjysëm miliardi eksporte bujqësore. Duhet të shkojmë tek një miliardi për të qenë normal, serioz në prodhimin tonë. Shifra tjetër është, ne eksportonim një, importonim shtatë. Tani eksportojmë një, importojmë 3. Është rritur eksporti. Kemi shumë më tepër prodhime vendase se sa kishim më parë. Një pjesë tjetër, bujqësia e individëve që vazhdojnë të jenë të vetmuar, që nuk krijojnë sinergji bashkimi është një bujqësi që lëngon. Atë që rri vetëm e ha ujku në këtë sektor. Ne do të stimulojmë sinergjinë. E nis ditën duke lexuar “ – tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "A PO VDESIM?" Zbulohet shkaku i helmimit të oligarkut rus Abramovich gjatë kohës që negocionte fundin e luftës
Previous article MENAXHERI I SAJ DHUNOI FANSIN/ Reagon Melinda Ademi: Shumë e frikshme, ai ishte i dehur

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kjo është 58-vjeçarja që u vra me thikë nga bashkëshorti në Tiranë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes Aktualitet

"E KISHTE GËNJYER"/ Hysni Patushi rrëfen para hetuesve konfliktin me gruan dhe momentin e vrasjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT