• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BALLKANI I HAPUR/ Kovaçevski: Të zvogëlojmë burokracitë në tregtimin e mallrave! Sëbashku drejt BE-së, ftesë Kosovës të na bashkohet
Home
Politikë

BALLKANI I HAPUR/ Kovaçevski: Të zvogëlojmë burokracitë në tregtimin e mallrave! Sëbashku drejt BE-së, ftesë Kosovës të na bashkohet

8 June, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka nisur konferencën në samitin e Ballkanit të Hapur që po zhvillohet në Ohër me një ftesë të hapur për Kosovën që t’i bashkohet kësaj nisme rajonale.

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski ka renditur përparësitë që kjo nismë i jep vendeve të rajonit në pjesën e bashkëpunimit rajonal.

Sipas kryeministri maqedonas, të gjitha liritë që mundëson Ballkani i Hapur, është një praktikë që ndiqet shpesh nga vendet anëtare të BE-së.

“Është nismë e jona për eurpoianizim të rajonit. Edhe shiriti i gjelbër lejon lëvizje të kamionëve që transportojnë produkte ushqimore. Të heqim barrierat. Pritja e kamionëve është zvogëluar, por mundemi edhe më shumë. Të zvogëlojmë burokracitë. Përfitimet nga Ballkani i Hapur, ne e pamë dhe këtë verë. Për bashkëpunimin e luftës kundër zjarreve, luftës kundër krizës së çmimeve. Ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe kemi një objektiv të përbashkët, të ecim përpara. Ne jemi kryesisht për përmirësimin e konkurrencës, zhvillim të bizneseve në rajon, standart më të mirë të jetës së qytetarëve. Ballkani i Hapur si ndërlidhshmëri, fitoi mbështetje nga biznese, ata dakordësuyan që Ballkani i Hapur është një nismë që i duhet vendeve tona.

Ky samit na çon edhe më tej në bashkëpunimin tonë, heqjen e barrierave, përafrimin e popujve tanë. Njohjen e përbashkët të diplomave, do ta lehtësojmë procesin për të krijuar një treg të vetëm të punës. Do e bëjmë këtë që të rinjtë të mos na ikin nëpër bvotë. Hapim një kapitull të ri për turizmin. Shpresoj që më shumë serb dhe maqedonas ta vizitojnë Tiranën. Në këtë samit do nënshkruhet edhe marrëveshja për administrimin e mallrave doganore.

Po realizojmë një gjë që është e zakonshme në BE përmes marrëveshjeve të përbashkëta. Ballkani Perëndimor do bëhet patjetër pjesë e BE-së. Vendet e Ballkanit janë të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Lufta në Ukrainë ka pasojat e veta në vendet e treta. Ne jemi ata që duhet ta plotësojmë zbrazëtirën që ka shkaktuar kjo krizë. Ne sot nga Ballkani i Hapur përcjellim një porosi të qartë, ka rëndësi të qartë që BE dhe vendet anëtare të pyeten për integrimin europian. Ftesa e Kosovës është e hapur” – tha Kovaçevski.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR FLASIM NË BALLKANIN E HAPUR MOS..."/ Rama në sy të përfaqësuesve të BE dhe SHBA: Nuk duhet të kemi frikë, sepse…
Previous article BEN BLUSHI ZBULON HISTORINË E PANJOHUR TË JETËS SË VIKTOR ZHUSTIT/ Lindi në Greqi, babai e quante “djall” pasi e ndau nga e ëma

s.autor

Postime të ngjashme

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT