• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BALLKANI FURNIZON ME ARMË ARABINË/ Shqipëria pjesë e listës së “zezë”, kryeson Serbia
Home
Aktualitet
Media

BALLKANI FURNIZON ME ARMË ARABINË/ Shqipëria pjesë e listës së “zezë”, kryeson Serbia

6 July, 2018 g.autor Aktualitet, Media

Arabia Saudite mbetet një nga blerëset më të mëdha të armëve në Ballkan. 

Raporti i fundit i organizatës “SEESAC” mbi eksportet e armëve në vitin 2016, për Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen, Shqipërinë dhe Maqedoninë, i cituar nga BIRN, tregon se këto vende u kanë shitur sauditëve gjatë atij viti armë dhe municione, që në total mbërrijnë vlerën 514.6 milionë euro.

Dokumenti tregon se Shqipëria shiti armë që shkonin në 1.28 milion euro, e po kaq edhe Mali i Zi, ndërsa rekordin e mban Serbia, me shitje në nivelin 406.6 milionë euro, raporton tch.

Nga përllogaritjet e “SEESAC” rezulton se, vendet e Ballkanit fituan më shumë parà “cash” nga shitja e armëve në Lindjen e Mesme, – 187.6 milionë euro në total, – sesa BE-ja me 54.6 milionë dhe Amerika e Veriut me 72 milionë.

Ashtu siç rezulton edhe në dy vitet e mëparshme, interes të madh për armët e rajonit ka shfaqur Arabia Saudite, blerësja kryesore e armëve që nuk përdoren dhe e municioneve.

Armë dhe pajisje ushtarake u janë shitur ndërkohë edhe vendeve të tjera si Afganistani, Iraku, Algjeria e Turqia. Raporti i “SEESAC” evidenton se Turqia, në mënyrë të veçantë, po shfaq interes gjithmonë e më të madh për armët nga Ballkani. Bosnja përfitoi në vitin 2016 gati 7 milionë euro nga eksportet e municioneve në këtë vend.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Na ka thënë se është beqare! Xhesika Berberi sapo shprehu dëshirën më të ''çuditshme'' në Instagram (FOTO)
Previous article Bleu shtëpi luksoze në Londër/ Dënohet me 10 vjet burg ish-kryeministri i...

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT