• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Balla takon homologun austriak: Vettingu po jep rezultate konkrete, audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt….
Home
Shqipëri

Balla takon homologun austriak: Vettingu po jep rezultate konkrete, audio-përgjimi i vëllait të Xhafajt….

8 June, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

 Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, priti në një takim homologun e tij të Partisë Popullore austriake, z. Reinhold Lopatka dhe nënkryetarin e kësaj partie, z. Michael Hammer. Kryetari i Grupit Balla u shoqërua në këtë takim nga nënkryetarja e Kuvendit znj. Vasilika Hysi dhe deputeti Fate Velaj.

Gjatë takimit zoti Balla e falenderoi delegacionin e Parlamentit austriak për mbështetjen e fortë që Austria i ka dhënë Shqipërisë, e konkretizuar më së miri në prezencën ekonomike dhe financiare austriake në Shqipëri, gjithashtu edhe në votën e pakushtëzuar Pro të Austrisë për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.

“Dua t’ju informoj se procesi i Vetting-ut në sistemin e drejtësisë po jep rezultate konkrete duke përjashtuar nga sistemi dhe vendosur në ndjekje penale gjyqtarë dhe prokurorë të niveleve të larta, për pasuri të vendosura në mënyrë të paligjshme e të krijuara për shkak të korrupsionit 27- vjeçar në drejtësi. Pikërisht suksesi i Vetting-ut dhe lufta pa kompromis kundër krimit e korrupsionit, Reforma në administratën publike, roli i Shqipërisë në rajon dhe politika jonë e jashtme në harmoni të plotë me BE, etj., janë kriteret e përmbushura mbi të cilat u bazua rekomandimi Po hapjes së negociatave nga Komisioni Europian për Shqipërinë”, u shpreh zoti Balla.

“Austria ka mbështetur fuqimisht hartimin dhe implementimin e Reformës në Drejtësi edhe me prezencën e vyer të ekspertëve austriakë. Ju jemi mirënjohës për mbështetjen tuaj në rrugën e integrimit europian”, theksoi gjatë takimit nënkryetarja e Kuvendit zonja Hysi.

Zoti Lopatka vlerësoi hapat e hedhur deri më tani në drejtim të implementimit të Reformës në Drejtësi. Ai përgëzoi Qeverinë shqiptare në masat e ndërmarra në luftën kundër krimit, duke nënvizuar edhe rolin e Shqipërisë në masat e marra për bllokimin e korridorit të lëvizjes së emigrantëve të paligjshëm nga Greqia në drejtim të vendeve të Europës Qendrore. “10 vite më parë në gazetat austriake flitej shumë për krimin shqiptaro-kosovar, ndërsa tani ky shqetësim është më pak i pranishëm”, u shpreh zoti Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Austriake z. Reinhold Lopatka.

“Lidhur me rastin e denoncuar nga opozita, lidhur me një përgjim të pretenduar të vëllait të Ministrit të Brendshëm, kjo çështje po hetohet nga Prokuroria dhe të gjithë të presin përfundimin e hetimeve. Në rast se do të kemi të bëjmë me një inskenim kjo përbën një përgjegjësi të rëndë të partisë që mori përgjegjësinë e autorësisë”, – informoi miqtë austriakë Kryetari i grupit socialist Balla.
“Për këto lloj çështjesh duhet të flasë drejtësia dhe jo politika. Të gjithë të presim me besim hetimin”-, u shpreh zoti Lopatka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në Singapor shpërthen Trump–Kimomania: bluza, pite, medalionë, imitues...
Previous article AKSIDENTOHEN 3 automjete në autostradën Tiranë-Durrës, 1 person mbetet i lënduar

Redaktor2

Postime të ngjashme

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane Politikë

MIRATOHET AMNISTIA PENALE/ Lamallari: Një lajm i shumëpritur për familjet shqiptare, përqafojmë mendësinë dhe vlerat evropiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT