• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Balla: Reforma në drejtësi ka humbur ritmin/ Ja kur do zgjidhet kryeprokurori i ri
Home
Shqipëri

Balla: Reforma në drejtësi ka humbur ritmin/ Ja kur do zgjidhet kryeprokurori i ri

14 November, 2017 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare” thotë se reforma në drejtësi ka humbur ritmin e vet, ndërsa shton se kriteret për Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë normale, pavarësisht se nuk ka kandidatë për të qenë pjesë e këtij institucioni.

Sipas tij, brenda tre muajve do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Pjesë nga deklarata:

Balla: Reforma në drejtësi ka humbur momentin. Ka humbur ritmin. Ne në Shqipëri nuk kemi bërë një reformë si Rumania. Ne kemi bërë reformën më të thellë të sistemit të drejtësisë të vendeve që janë të ngjashme.

Tare: Të thellë dhe me nxitim. Janë ndryshuar gjëra thelbësore dhe këtë e thonë edhe ata që e bënë, edhe ndërkombëtarët dhe e kanë dëmtuar reformën madje.

Balla: Dakord! Unë nuk mendoj se thelbi i reformës është prekur. Në leximin tim dispozita kalimtare për Prokurorin e Përgjithshëm për mendimin tim është shumë e qartë. I vetmi shqetësim që kam sot është inkurajimi i kandidatëve nga shoqëria civile për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Tare: Janë kritere të pamenduara mirë.

Balla: Janë kritere tërësisht të pranueshme. Në shoqërinë civile nuk ka ende persona që janë të gatshëm të privohen nga disa liri për t’u bërë pjesë. Në procedurën e re do të ketë kandidatura të spikatura dhe deri në ngritjen e KLP-së që zgjedh prokurorin e përgjithshëm, kjo çështje do zgjidhet.

E kam dëgjuar me vëmendje debatin për mandatin e prokurorit të përgjithshëm. Me reformën në drejtësi, nuk ka rëndësi kush është prokuror i përgjithshëm, e rëndësishme është që ato prokurorë të mos sillen siç sillen sot një pjesë e prokurorëve me dosjet e korrupsionit politik.

Tare: Do t’i mbarojë mandati kryeprokurorit më 3 dhjetor?

Balla: Ku e morët këtë datë? As unë dhe askush nuk e ka tagrin të interpretojë vendimet e Kuvendit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësor do të ngrihen shumë shpejt dhe nëse vonohen, do të zgjidhen brenda 3 muajsh dhe do të zgjedhin kryeprokurorin e ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E rëndë/ 20 vjeçarja e sapomartuar i jep fund jetës
Previous article ILIR KALEMAJ: Nga pranvera arabe e dështuar, në vjeshtën e trazuar politike

F.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Qytetarët sërish në protestë në ditën e 8-të, marshojnë drejt Kryeministrisë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT