Taulant Balla e nisi fjalën me falënderim për deputetin demokrat Edmond Spaho, sipas tij, për sjelljen decente në sallën e kuvendit. Më tej ka ironizuar: Shpresoj që bojkotin e nisur ta ndërprisni se besoj se nga dy bojkotet e keni mësuar që bojkoti është i lehtë të niset, por më i vështirë për tu ndërprerë, herën e shkuar ju shpëtuam ne nga bojkoti, këtë herë nuk ju shpëtojmë dot. Basha u gjet fajtor në dosjen e prokurorisë dhe vetëm pse dosja shkoi e vonesë ajo nuk u hetua. Kolegu Tahiri nuk është më as anëtar i grupit dhe as funksionar në PS por deputet i lirë, që përballë drejtësisë së mos ketë asnjë mburojë politike. Me alibinë se po luftohet krimi e korrupsioni, s’ka problem se ish ministër i brendshëm është, ky sipas standardit që keni vënë ju duhet të jetë edhe i inkriminuar edhe i korruptuar. Nuk ka shpjegim tjetër që data e daljes së urdhër arrestit njoftohet më parë nga Basha se nga prokuroria e përgjithshme, e njoftoi një javë para këtu në këtë sallë Basha se kur do dalë urdhër arresti.