• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Balla: Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali…
Home
Shqipëri

Balla: Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali…

22 May, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, tha se në atë që ai e quan shantazh ndaj Fatmir Xhafajt, është përfshirë edhe një gjyqtar që ka shkuar në Itali duke kërkuar dosjen e Agron Xhafajt.

“Unë po ju them me bindje dhe informacion, emra nuk kam, po ju them që është një gjyqtar që ka shkuar edhe në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe ka kërkuar dosjen e të dënuarit, Agron Xhafaj në Itali.

Kërkesat në Itali lënë gjurmë. Kur kam deklaruar ditën e premte kam pasur këtë informacion. Ndaj këtij procesi shantazhimi janë bërë bashkë interesa politikanësh të korruptuar dhe gjyqtarë të cilët është jo vetëm drejtuesi i reformës në drejtësi, por është një prej ideatorëve të vettingut në drejtësi.

Këtu ka të bëjë me një shantazhim të ministrit aktual të Brendshëm edhe me punën e tij për reformën në drejtësi.

Ka interesa kriminale të subjekteve të caktuara të lidhura me eksponentë të PD-së që janë në hetim e sipër nga organet e Policisë së Shtetit. Gjyqtari është ende në sistem”, tha Balla.

Ndërsa i pyetyr nëse do të ishte ministër i Brendshëm në rast të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, Balla tha:

“Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Mua nuk më lejohet të mbaj asnjë pozicion ekzekutiv. Dëshira ime është të vazhdoj të mbaj pozicionin që mbaj dhe më ka besuar Asambleja e Partisë Socialiste”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Një rrugë për të kuptuar të vërtetën për dosjen “Xhafaj”: Ekspertiza e huaj…
Previous article Horoskopi ditor, e martë 22 Maj/ KURAJO! Duhet të përballoni një ditë e cila do ju gjejë shumë të...

F.autor

Postime të ngjashme

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për... Politikë

PARLAMENTI EUROPIAN MIRATON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË/ Ja amendamentet që u miratuan, kritika për...

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT