• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BALANCA E MJEKËVE JO E SIGURT…”/ Rama: Shteti nuk mund të paguajë studimet për ata që largohen
Home
Politikë

“BALANCA E MJEKËVE JO E SIGURT…”/ Rama: Shteti nuk mund të paguajë studimet për ata që largohen

9 February, 2023 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka zhivlluar ditën e sotme një takim me studentët që përfitojnë bursa në ambientet e kryeministrisë, teksa ka folur edhe për çështjen e emigrimit të të rinjve nga vendi.

Rama deklaroi se shumë vende përballen me këtë problematikë duke përmendur edhe Italinë, ndërsa shtoi se largimi i mjekëve nga vendi nuk është për t’u shqetësuar pasi balanca është e qëndrueshme, por jo e sigurt për të nesërmen, gjë që sipas tij duhet t ëndryshojë.

Ai shtoi më tej se shteti nuk mund të vijojë të paguajë pjesën më të madhe të tarifave të studimeve të një studenti që nuk do japë kontribut për vendin, qoftë ky kontribut edhe për një periudhë kohe të caktuar.

“Sot jetojmë në një kohë ku edhe për vende më të zhvilluara se ne emigracioni është kthyer në problem, mjafton të shohim Italinë fqinje. Ky është një trend që vendet e kanë të vështirë ta kthejnë, nuk ka forcë që i kthen me zor këto trendë. Ka qenë një kohë kur migrimi ka spostuar masa gjigande njerëzish nga Evropa. Pavarësisht se trendi është i tillë që gjithmonë e më shumë bluza të bardha shkojnë drejt Gjermanisë, Britanisë apo vendeve të tjera, ne nuk mund të pajtohemi me idenë që mund të mbetemi pa mjekë. Deri sot balanca është e qëndrueshme edhe pse nuk është një balancë e sigurtë për të nesërmen, detyra jonëështë ta bëjmë të sigurtë.

Në bazë të një studimi, një student mjekësie në Shqipëri i kushton shtetit 16 dhe me tarifën mbulon vetëm 1/16 e kostos së studimit të tij. Për një diplomë që ka vlerë shumë të madhe që njihet kudo në botë nuk është një fakt përpara të cilit ne mund të dorëzohemi por duhet të reagojmë. Shteti nuk mund të vijojë të paguajë 15 në 16 pjesë të studimeve të një studenti mjekësie nëse studenti nuk është i gatshëm t’i kthejë vendit të paktën për një periudhë kohe investimin që bëhet për të. Qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime gjithmonë e më cilësore dhe me këto taksa mbulohet pjesa dërrmuese e studimeve të një studenti që paguan një tarfië simbolike në raport me koston”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TËRMETI APOKALIPTIK/ OKB-ja nis karvanin e parë të ndihmave në Siri
Previous article DETAJET DHE EMRI/ Plagoset me armë zjarri pas një konflikti të çastit një 40-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori

s.autor

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI... Politikë

"KA MARRË PËRMASA GLOBALE"/ Rama për protestën: Videot janë me AI...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT