Merr fund odiseja e gjatë e problemeve fizike për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, Bekim Balaj. Bomberi shqiptar u rikthye në fushën e blertë pas një mungese të gjatë. Ai u aktivizua rreth 10 minuta në sfidën Akhmat Grozny-Rubin Kazan ku skuadra nga Cecenia triumfoi me rezultatin 1-0. 26-vjecari I lindur në Shkodër qëbndronte jashtë fushave të lojës që prej muajit Gusht duke humbur edhe dy ndeshjet e Kombëtares Shqiptare kundër Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë.
Pas rikuperimit të plotë, Balaj u rikthye të luajë në Kampionatin Rus duke zëvendësuar në minutën e 80 një tjetër shqiptar, sulmuesin Bernard Berisha. Vetëm pak minuta pas hyrjes së tij në fushë, Akhmat shënoi edhe golin e fitores duke u ngjitur në vendin e pestë të klasifikimit. Ndërkohë, sulmuesi tjetër shqiptyar I skuadrës cecene, Odise Roshi e ndoqi këtë 90 minutësh nga stoli. Rikthimi i Bekim Balajt është një lajm pozitiv edhe për tyrajnerin e Kombëtares, Christian Panucci, I cili do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeve në repartin e sulmit për dy sfidat e fundit eliminatore kundër Italisë dhe Spanjës.


