• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABI VRAU MAMIN”/ Dëshmia rrëqethëse: Vajza e Enkeleida Danajt duke qarë i tregoi foton policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

“BABI VRAU MAMIN”/ Dëshmia rrëqethëse: Vajza e Enkeleida Danajt duke qarë i tregoi foton policisë

16 May, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Vrasja e Enkeleida Danajt në Greqi ka tronditur banorët e Menidit, aty ku ndodhi krimi. Një prej banorëve ka dhënë një dëshmi rrëqethëse pas ngjarjes. Ajo tregoi se vajza e 40-vjeçares ka ardhur pranë vendit të ngjarjes në gjendje shoku, duke folur në celular dhe duke thënë se i ati i vrau mamanë.

“Një vajzë e vogël erdhi pranë skenës së krimit dhe tha se “mbase është mamaja ime”, ndërkohë që vetëm qante. Ajo i tregoi një foto policisë dhe kështu ato mundën që të identifikojnë mamanë e saj. Ajo tha se e ëma nuk kishte shkuar në punë sot dhe pasi i tregoi foton policisë tregoi se babai i saj e ka vrarë atë”, tha dëshmitarja sipas asaj që raporton Protothema.

Enkeleida Danaj, 40-vjeçarja e vrarë në Greqi. Foto e publikuar nga mediat greke

Sipas pretendimeve të banorëve, çifti kishte blerë një banesë në zonë.

“Po fliste në celular dhe thoshte, “më vranë mamin, më vranë mamin”, ishte shumë e shokuar. Ajo thoshte fliste dhe thoshte “ndoshta babai e vrau atë, e gjeti rrugës për në punë””, tregoi dëshmitarja.

Siç thotë ajo me shumë mundësi vajza fliste me vëllain duke i thënë atij: Babi vrau mamin.
Eduard Danaj, autori i dyshuar i vrasjes së 40-vjeçares. Foto e publikuar nga mediat greke

Enkeleida Danaj dyshohet se u vra nga bashkëshorti, Eduard Danaj, 50 vjeç. Ajo e kishte denoncuar disa herë atë për dhunë në familje. Madje të premten ai duhej të dilte para gjykatës në lidhje me denoncimin e saj më të fundit që kishte ndodhur rreth 9 ditë më parë. Madje siç kanë raportuar mediat, dyshohet se ai ka dhunuar edhe vajzën.

40-vjeçarja Danaj u vra teksa shkonte për në punë. Ajo u godit me një thikë në bark, plaga e së cilës i shkaktoi vdekjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJITHÇKA NDODHI PËR 20 SEKONDA"/ Zbardhet dinamika e plotë: Si e vrau Mernica efektivin, për 48 orë u fsheh në kanal
Previous article "KU SHKON ME KËTË SHPEJTËSI"/ Vrasësi i policit dëshmon si nisi sherri: E qëllova pas koke kur po hipte në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT