• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak
Home
Aktualitet
Kronikë

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

25 August, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Shtetasi L.B është i vetmi që i mbijetoi atentatit të rëndë në Dukagjin, ku Prelë dhe Lekë Gjoni mbetën të vrarë. I plagosur me armë zjarri, ai arriti të dilte nga automjeti i bërë shoshë nga plumbat dhe të ecte rreth dy kilometra në terren të vështirë malor për të kërkuar ndihmë.

L.B ndodhej në pjesën e pasme të automjetit së bashku me Prelë dhe Lekë Gjonin. Ata po ktheheshin drejt Shkodrës nga banesa e tyre e vjetër në Dukagjin, ku mbanin edhe disa koshere bletësh.

Në rrugën e Xhanit, autorët u kishin zënë pritë dhe hapën zjarr ndaj automjetit, duke qëlluar mbi 50 plumba, raporton gazetarja e Klan News Emi Kalaja.

Në momentin e sulmit, L.B është shtrirë në pjesën e pasme të automjetit, por një prej plumbave e ka goditur në shpatull. Ai ka qëndruar i fshehur për disa minuta, derisa është siguruar se autorët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga breshëria e plumbave, automjeti kishte humbur kontrollin dhe ishte kthyer në njërën anë të rrugës. Pasi ka dalë nga mjeti, L.B ka marrë me vete telefonin celular, por në zonën ku ndodhi atentati nuk kishte sinjal.

I plagosur dhe duke humbur gjak, ai ka nisur të ecë në terrenin e vështirë malor. Për rreth 40 minuta ka përshkuar afro dy kilometra në këmbë, derisa ka mbërritur në një lokal pranë kryqëzimit ku rruga e Pultit lidhet me atë të Shoshit. Nga aty, L.B ka mundur të telefonojë një të afërm, të cilit i ka treguar për atentatin dhe se Prelë e Lekë Gjoni kishin mbetur të vrarë në vend.

Në pritje të ndihmës, ai ka pastruar në një çezmë pranë lokalit gjakun që i rridhte nga plaga. Më pas është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Për shkak të humbjes së konsiderueshme të gjakut, L.B është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës dhe Prokuroria vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së L.B. Deri tani nuk ka persona të identifikuar si autorë të atentatit. Disa persona janë shoqëruar dhe marrë në pyetje, por ende nuk ka të dhëna konkrete që i lidhin ata me ngjarjen.

Një nga pistat që po hetohet është ajo e hakmarrjes, e lidhur me një ngjarje të ndodhur vite më parë. Megjithatë, grupi hetimor po verifikon edhe pista të tjera.

Mes tyre po hetohet edhe mundësia e konflikteve që mund të lidhen me parcelat e kanabisit në zonë, ndonëse deri tani nuk ka të dhëna konkrete që viktimat të kenë qenë të përfshira në veprimtari të tilla.

Gjithashtu, grupi hetimor po verifikon nëse divorci i Lekë Gjonit, rreth tre muaj më parë, mund të ketë ndonjë lidhje me ngjarjen. Megjithatë, familjarët kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për konflikte të kohëve të fundit që mund të çonin në atentatin e rëndë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para
Previous article GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

s.autor

Postime të ngjashme

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para Aktualitet

LËKUNDJE TËRMETI NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT