Ata janë dy këngëtaret më të dashur të publikut. Sabri Fejzullahu arriti që me dekada të qëndrojë në skenën muzikore dhe të pëlqehet nga audienca.
Hapave të babait shkoi edhe i biri, Ermali. Ai po ashtu është një prej artistëve më të pëlqyer dhe këngët e tij shndërrohen në hite.
Sot bab e bir kanë realizuar një imazh tejet qesharak. Ermali mban në duar babin, Sabriun. Kohët kanë ndryshuar, Ermali nuk është më i vogël dhe duket se po i kthen “borxhin” babait që e ka mbajtur në krahë për vite me rradhë.
Ata duken shumë të buzëqeshur. “Kampioni im”, ka shkruar Ermali poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.



