Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku babai 70 vjeçar dhunoi për vdekje të birin 41 vjeç.
Fatkeqësisht raste të tilla nuk janë të pakta dhe ajo që i bën akoma më tragjike, edhe pse vrasja nuk ka justifikim, është fakti se ndodhin për motive absurde e të dobëta.
Duket se shoqëria shqipëtare ende nuk po arrin të dalë nga një mentalitet ku për konfliktin më të vogël, nxirret arma, qoftë edhe në familje.
Çfarë ndodhi dje:
Një baba 70-vjeçari ka vrarë të birin e tij në dhunë e sipër, 41-vjeçarin, Agron Tema.
Mësohet se Tema është dhunuar nga babai i tij për tre ditë rrjesht, duke përfunduar në një vdekje të mënjëhershme pas traumës së marrë.
Babai i djalit është arrestuar nga blutë e Durrësit mënjëherë pas ngjarjes. Ai është Xhavit Tema, 70-vjeç.
Në deklaratën e tij 70- vjeçari nuk ka shprehur aspak pendesë për një veprim të tillë. “Djali nuk kujdesej për familjen tonë dhe as nuk punonte për të siguruar të ardhura”, ka thënë i moshuari para Policisë.
Rastet:
Krim i dyfishtë në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen
Një krim i dyfishtë ndodhi në familjen e Engjo Uca. Sherri dhe konfliktet familjare, mes 65 vjeçarit dhe të birit, kanë pasur motiv nusen italiane, të cilën 27 vjeçari e kishte sjellë në shtëpi.
Konfliktet u përshkallëzuan më (30 janar) derisa në një moment 65 vjeçari ka marrë armën tip kallashnikov dhe ka qëlluar në drejtim të djalit të tij, Sokolit dhe nuses nënshtetësi italiane Giulia Baldassarre, 24 vjeçe, nga Loreto dhe rezidente në provincën Macerata. Krimi ndodhi në katin e katërt të një pallati në lagjen “ Sul Paprri”, shumë pranë qendrës së Elbasanit.
Rrëfimi në polici: Nuk doja nuse të huaj në shtëpi
“E vrava pasi nuk doja nuse të huaj në shtëpi. Jam penduar se kisha vetëm një dritë syri, ashtu sikundër jam penduar edhe për vajzën e huaj që e vrava, por tashmë nuk di çfarë të them më shumë”. Deponoi në polici 65 vjeçari. Autori dorëzoi qetësisht armën në duart e policisë me qëllim që këta të fundit ta prangosnin.
Vrasja
“Nuk kishim nevojë të na sillje një prostitutë italiane në shtëpi” – bëhet e ditur t’i ketë thënë të birit Ucaj. Për çdo grindje mes bashkëshortes dhe të atit, djali dyshohet se ushtronte dhunë sistematike ndaj këtij të fundit, në shenjë hakmarrjeje. Rreth orës 19:40 të mbrëmjes së 30 janarit, Engjo dhe Sokol Ucaj janë përfshirë në debatin e ashpër të radhës, për të cilën ishte njoftuar dhe komisariati policor i Elbasanit. Në momentet kur sherri mes tyre ka arritur kulmin, bashkëshortja e autorit të ngjarjes ka dalë nga shtëpia për të kërkuar ndihmën e fqinjëve. Të njëjtat burime thonë se në këto çaste, 65-vjeçari ka marrë automatikun tip Kallashnikov që mbante në banesë që nga viti 1997 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të djalit. 24-vjeçarja është hedhur mbi trupin e pajetë të të shoqit, dhe në të njëjtën kohë Engjo Ucaj ka qëlluar drejt saj. Plagët e armës së zjarrit kanë qenë vdekjeprurëse, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të Sokol Ucajt dhe Giulia Baldassarre.
Një baba 65-vjeçar nga Berati ka vrare djalin e tij, ka plagosur kunatin dhe gruan e tij
Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Arrez te Beratit.
Yzeir Cjapi ka debatuar ashpër me te birin, 36-vjeçarin Vullnet Cjapi, pasi ky i fundit kishte shkuar ne dasmën e vajzës se dajës, kundër vullnetit te te atit. Burime pranë familjes bëjnë te ditur se autori i ngjarjes kishte konflikte me kunatin dhe nuk flisnin prej kohesh. Pavarësisht kësaj djali 36-vjeçar, baba i tre fëmijëve, vendosi te shkonte ne dasmën qe zhvillohej po ne fshatin Arrez.
Kur u kthye ai u përball me sulmet e te atit. Për te qetësuar situatën ndoshta edhe për tu pajtuar, ne shtëpi mbërriti dhe kunati Murat Banaj dhe bashkëshortja e tij. Kjo e ka acaruar edhe me shume gjendjen. 65-vjeçari ka marre çiften dhe ka qelluar ne gjoks mbi te birin, duke e lënë te vdekur ne vend, e po ashtu edhe mbi kunatin dhe gruan e tij qe mbeten te plagosur.
Babai vrasës është mbyllur ne një dhome te shtëpisë dhe nuk ka pranuar te dale. Familjaret lajmëruan menjëherë policinë, e cila rrethoi banesën e tij. Vetëm pas një ore negociatash ai është vetedorezuar.
Ngjarja ka ndodhur në Peqin, ku 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij Elton Bahja 33 vjeç, raportojnë mediet në Tiranë.
Policia pasi ka shkuar në vendngjarje ka vënë në pranga edhe 70-vjeçarin, duke shoqëruar edhe bashkëshorten e tij për ta marrë në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Në polici 70-vjeçari Ismail Bahja ka pranuar vrasjen duke deklaruar se e kishte kryer këtë akt tragjik pasi sipas tij djali i tij 33-vjeçari Elton Bahja donte të helmonte atë dhe bashkëshorten e tij.
Krimi në familje trondit Malësinë e madhe
27- vjeçari Edmond Lulaj mbeti viktimë e ngjarjes të rëndë, kur i ati i tij Marash Lulaj e ka goditur për vdekje.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj, ndërkohë që ka vënë në pranga shtetasin Marash Lulajn, i cili dyshohet për vrasjen e 27-vjeçarit.
Përgatiti: AlpeNews.al