Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrest me burg për Albert Veliun, njeriu që denoncoi publikisht në një intervistë për gazetarin Jetmir Olldashi dhe e publikuar nga Partia Demokratike se vëllai i Fatmir Xhafajt ishte i përfshirë në trafik droge.
E njëjta akuzë rëndon mbi kunatin e Veliut apo dëshmitarit X, i cili quhet Fredi Alizoti. Ky i fundit mësohet të jetë personi që në disa raste dublon videopërgjim Agron Xhafajn në përgjigjet që i jep dëshmitarit X. Ata akuzohen për kallëzim të rremë.
Po ashtu mësohet se Prokuroria ka dhënë masën detyrim paraqitje për gazetarin Olldashi, që intervistoi të ashtuquajturin dëshmitari X.