• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABALJA”/ Krimet e Rënda pezullojnë dosjen penale
Home
Breaking News

“BABALJA”/ Krimet e Rënda pezullojnë dosjen penale

19 January, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Prokuroria për Krime të Rënda pezulloi dhe ktheu në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge. Çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit  Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babale”.

Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar hashash nga Shqipëria drejt Italisë. Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si Berti i Abesë, ish i dënuar për trafik droge. Të njëjtat akuza për Agron Xhafajn, Albert Veliu i bëri edhe përmes një interviste dhënë gazetarit Jetmir Olldashi, e cila gjithashtu u trasmetua nga selia e Partisë Demokratike.

Mbi këtë bazë, prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimet për të zbuluar nëse ishte vërtet përpara një rasti të trafikimit të narkotikëve. Por, pas shumë muajsh hetime, institucioni i akuzës nuk ka mundur të grumbullojë prova, mbi bazën e të cilave të ngarkojë me përgjegjësi penale ndonjë person, përfshirë këtu edhe vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm. Në këto kushte, prokurori përparim Kulluri ka firmosur për pezullimin e hetimeve. Dosjen në fjalë e ka kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Ndërkohë, më herët krimet e rënda zbuluan se audiopërgjimi ishte i rremë dhe se zërin e Agron Xhafajt e kishte realizuar Fredi Alizoti. Ky i fundit, së bashku me Babalen dhe gazetarin Jetmir Olldashi po hetohen për akuzën e kallëzimit të rremë. Alizoti ndodhet nën masën e arrestit me burg, ndërsa Albert Veliu, u arratis ne Kosovë dhe mundi t’iu shpëtonte prangave. Në fund të dhjetorit Babalja u arratis edhe nga Kosova përmes Hungarisë dhe sipas avokatit të tij mbërriti në Belgjikë, ku i është bashkuar pjesës tjetër të familjes dhe ka kërkuar azil politik. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONTAKTET E TRUMP ME .../ SHBA: Zyra e Prokurorit Mueller përgënjeshtron njoftimin e BuzzFeed
Previous article SHËNOI GOL NGA MESI I FUSHËS/ Ja reagimi i komentuesit të ndeshjes (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare Breaking News

SHQIPËRIA MBYLL NJË TJETËR KAPITULL NË BE/ Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje Aktualitet

VKM/ Miratohen procedurat e reja për vendosjen e fëmijëve në kujdes alternativ në familje

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë Aktualitet

"DUAM 50 MILIONË LEKË, OSE..."/ Kërcënim me eksploziv në Dibër, biznesmenit iu dërgua kërkesa me një kuti picash, policia nis hetimet: Do të hedhim në erë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT