• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABALJA”/ Ish-drejtori i policisë së Fierit tregon njohjen me Alizotin: Më tha se interpretoi Agron Xhafën në përgjime
Home
Breaking News

“BABALJA”/ Ish-drejtori i policisë së Fierit tregon njohjen me Alizotin: Më tha se interpretoi Agron Xhafën në përgjime

17 July, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet dëshmia e ish-drejtorit te Policisë së Fierit Albert Nushi dhe ish-zëvendës drejtorit te Policisë së Tiranës, Erzen Breçani. Nushi ka deklaruar para trupit gjykues se njohja e tij me Fredi Alizotin vinte për shkak të detyrës kur ai më ka rrëfyer se ka qenë ai që ka bërë zërin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Geron apo Agron Xhafës në përgjimet e dosjes ‘Babalja’. Ai është shprehur se me Alizotin nuk ka komunikuar më shumë se 3 herë përmes telefonit.

“Fredi Alizotin e njihja për shkak të detyrë.  Një ditë kishte telefonuar në sallën operative dhe kërkonte të bënte kallëzim pasi donte të tregonte një të vërtetë. Atë ditë kam qenë duke shkuar në Tiranë kisha mbledhje me drejtues të policisë. Jam kthyer nga rruga dhe jam takuar me Alizotin. Kam komunikuar me drejtorin e Përgjithshëm pasi Alizoti më tha: Unë jam ai që interpretova Argon apo Geron Xhafën.

Doja ta çoja të Prokurorinë e Fierit por aty na njoftuan se për Alizotin kishte një çështje të hapur tek Krimet e Rënda. E solla ne Tiranë ndërkohë që më kërkoi edhe lekë pasi nuk kishte ku të rrinte. I kam dhënë vetëm 20 mijë lekë të vjetra nga të ardhurat e mia. Me Alizotin nuk kam biseduar më shumë se 3 herë në telefon. Lekët ia dhashë që të gjente hotel ku të flinte ne Tiranë”, është shprehur Nushi.

Ndërsa Breçani është shprehur se me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun është takuar rastësisht në oborrin e selisë së PD-së. Ai tha para trupit Gjykues se Alizoti i është prezantuar si kunati i Albert Veliut

“Me Alizotin dhe Albert Veliun jam takuar vetëm rastësisht në oborrin e selisë së PD-së, Alizoti më tha se kishte besim tek unë e donte të më tregonte diçka për te cilën ai tha se ishte i futur nga pala tjetër. Nuk e dija për cfarë bëhej fjalë dhe i thashë se s’doja t’ja dija. I kam dhënë para Alizotit, 40 mijë lekë të vjetra për të fjetur dhe për t’u ushqyer. Edhe me Albert Veliun jam takuar në kafen e PD. Më kërkoi 10 mijë lekë sepse kishte djalin pa ngrënë. Ai m’u prezantua si kunati i Albert Veliut dhe më tha se kjo gjë po bëhej për azil”, është shprehur Breçani.

Albert Veliu është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pasi dyshohet se krijuan përgjimin e rremë ku përfshihej vëllai i ish-ministrit Xhafaj. Për këtë “audiopërgjim” në burg qëndron Fredi Alizoti ndërsa në gjendje të lirë hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua tek Gjykata e Tiranës, ndërsa Albert Veliu fillimisht u arratis në Kosovë, ku edhe kërkoi azil politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JEPET ALARMI/ Ja kush është shkaku kryesor i vetvrasjeve
Previous article PASI I KAPI MESAZHET/ Publikohet video e Feros me fansen që bëri XHELOZE Arbenitën

F.autor

Postime të ngjashme

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt Aktualitet

"DIÇKA ËSHTË KALBUR NË SHTETIN SHQIPTAR"/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në Frankfurt

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR LEVAN-VLORË/ Makina përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet në spital

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve Aktualitet

PËRPLASJE TE KRYEMINISTRIA/ Protestuesit tentojnë të bllokojnë mjetin e policisë pas shoqërimit të dy aktivistëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT