Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas publikimit të deputetit demokrat Ervin Salinaji, të një dokumenti me logon e Prokurorisë, ku paraqiteshin disa përgjime.
Vetë deputeti demokrat thotë është përgjim i një telefonate të Fredi Alizotit dhe “një miku të tij”. Ne dokumente, përmendet një “Taulant nga Librazhdi”, për të cilin Salianji tha më pas në një emision televiziv se bëhej fjalë për Taulant Ballën.
Ndërkaq, Balla, në një reagim i drejtohet Lulzim Bashës, kryetarit të PD-së, që “të pyesë Saliun” se i kujt është numri me të cilin sipas dokumente ka folur Alizoti.
“Lulzim! Po mjaft i shpërdorove Sali Anin, Sali Lushën, Sali beun etj. Nuk kam folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales, as me kunatin tënd. Pyet Saliun se i kujt është ky numër 0699423771”,shkruan Balla në një postim në Twitter.



