• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BABALJA”/ 21 janari dhe Azemi, tre rastet kur PD ka paguar për të blerë heshtjen apo sajuar skandale
Home
Politikë

“BABALJA”/ 21 janari dhe Azemi, tre rastet kur PD ka paguar për të blerë heshtjen apo sajuar skandale

9 October, 2018 Isa.Autor Politikë

Historia e Babales, ka një tangente që e bashkon me 21 janarin apo me Azem Hajdarin.

Në të tre këto raste, Partia Demokratike i ka ofruar protagonistëve para, për të mbyllur gojën ose në rastin Babale, për të krijuar një skandal.

Ditën e djeshme, regjistrimet e Prokurorisë treguan se PD, përmes deputetit Salianji, i kishte ofruar Babales dhe Alizotit nga 100 mijë euro për kokë, për të aktruar, i pari rolin e një trafikanti të penduar dhe i dyti rolin e vëllait të Ministrit të Brendshëm.

Ndonëse këto para nuk janë likujduar ende, të paktën sipas provave të Prokurorisë, shuma e majme bindi secilin nga dy protagonistët e përfshirë që të kryente me përpikmëri rolin, duke sajuar një skandal përmes të cilit PD tentoi të destabilizonte qeverinë, pikërisht në momentin kur Bashkimi Europian duhet të vendoste për hapjen e mundshme të negociatave të anëtarësimit.

Një situatë e ngjashme u verifikua edhe disa vite më parë, menjëherë pas ngjarjeve të 21 janarit, kur Kryeministri Berisha, dërgoi truprojën e tij Fatos Skeja tek familja e viktimës Hekuran Deda, duke i ofruar atyre të holla në këmbim të heshtjes.

Kjo ofertë u refuzua publikisht nga vëllai i të ndjerit, që më pas tregoi hollësisht për këtë tentativë blerje në media.

“Pas tre ditësh ka ardhë në 12 të natës, na tha e dinte kush e ka vrarë Hekuranin. E njihte vëllain tim. Na thanë pranojë Salinë të vijë nesër. Ne do ta gjejmë njeriun që e ka vrarë Hekurani. i thashë nuk dua ndihmë lekësh.

Mori një shok në telefon, më tha do vij me filanin të pijmë kafe. Kur erdhën këtu, gjatë muhabetit më tha. Kemi ndenjë gati dy orë këtu. Ai kishte ardhur me urdhër, jo se është nga zona jonë, se nga zona do vinte ditën, jo natën. Ai erdhi natën që të mos shihte asnjë.

Tha unë kam ardhë që të pranoni Sali Berishën të pijë kafe këtu se unë do ju ndihmoj nga gjendja ekonomike, do u gjej vrasësin”, dëshmia e atëhershme publike e vëllait të Hekuranit.

Me para u tentua të blihej edhe heshtja e Haklajt, pas vrasjes së Azem Hajdarit, siç tregojnë disa regjistrime sekrete të publikuara në media disa kohë më parë.

Protagonist i kësaj ngjarje ishte Jaho Salihi, i cili në një aplikim drejtuar Strasburgut, pas ekzekutimit të Hajdarit, pranon se ishte takuar me Fatmir Haklajn, i cili i pati thënë se Berisha i kishte ofruar me miliona dollarë, për të mos rrëfente përfshirjen e tij në vrasje.

Pak kohë më pas, Haklaj dhe të afërmit e tij u ekzekutuan në Kërnajë, duke fshirë çdo gjurmë të ketij premtimi.

Me para, premtime për azil apo favore të tjera janë tentuar të mbyllen edhe një numër aferash të tjera. Rasti i Zaganit është vetëm njëri prej tyre.

Megjithatë, të gjithë këto raste dëshmojnë se PD vazhdon t’i qëndrojë besnike traditës së saj, duke tentuar të blejë heshtjen apo duke paguar që të sajojë skandale, nga të cilët ajo ka një përfitim politik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EURO BIE SËRISH/ Shkak bëhet mungesa e lekut në…
Previous article ALBAN DUDUSHI/ Jo Elvana, por ne!

Isa.Autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT