• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Babai vdiq në moshën 54-vjeçare; 14 vjet më vonë fëmijët zbuluan një sekret që nuk e kishte ndarë me askënd
Home
Jetë

Babai vdiq në moshën 54-vjeçare; 14 vjet më vonë fëmijët zbuluan një sekret që nuk e kishte ndarë me askënd

28 January, 2018 luljetaautor Jetë

Pas vdekjes së tij, sekreti që e kishte marrë me vete në varr mbeti pa u zbuluar për më shumë se një dekadë.
Ajo po fliste në telefon, kur mori fund gjithçka. Vajza 17-vjeçare eci në të kuqe dhe u përplas me makinën e Michael Carney. Ai ndërroi jetë në moment.

54-vjeçari la pas dy fëmijët e tij, David Carney dhe Laura Carney. 14 vjet më vonë, Davidi zbuloi një nga sekretet më të mirëmbajtura të babait të tij. Laura ishte duke vizituar vëllain e saj kur nxori një listë të shkruar me dorë nga babai i tyre.
Në pjesën e sipërme lexohet, “Gjërat që unë do të doja të bëja në jetën time”.
Vetëm pesë nga 60 artikujt ishin shënuar.

Ndërsa lexonin listën dhe deshifronin me humor “shkrimin e tij të palexueshëm”, një ndër qëllimet e listuara i ra në sy në veçanti Laurës. Ajo lexoi, “T’u jap fëmijëve të mi dashurinë më të madhe, arsimin më të mirë dhe shembullin më të mirë që mund ta jap”.

“Ai kurrë nuk e ka shënuar atë si të realizuar, por duhet ta kishte bërë”, tha Laura. “Kjo është arsyeja pse vëllai im dhe unë po bëjmë këtë: po e përfundojmë listën”.

Davidi dhe Laura nuk dinin kurrë për listën e synimeve të babait të tyre. Kjo listë ishte një thesar nëpërmjet të cilit njohën edhe më shumë babanë e tyre. Pas bisedës me nënën e tyre, ata kuptuan se Michael filloi listën në moshën 29 vjeçare, viti kur lindi Laura.

Babai i tyre kishte disa qëllime sfiduese, si korrespondenca me Papën dhe biseda me presidentin, por Laura thotë se do t’ia dalë kësaj sfide. Megjithëse ajo nuk e di ende se si do të ndodhë, ajo beson se është e mundur. Laura dhe Davidi janë të vendosur të përmbushin të gjitha qëllimet e babait të tyre. Të dy vendosën një qëllim për të përfunduar listën e synimeve deri në vitin 2020.

Gjëja e parë që ai shkroi ishte: “Do të doja të jetoj një jetë të gjatë e të shëndetshme të paktën deri në vitin 2020.” Ai nuk pati shansin të jetoj deri në vitin 2020, por fëmijët e tij u zotuan të përfundojnë çdo objektiv në listën e tij deri në atë vit.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRESTOHET SHQIPTARI/ Po kalonte kufirin në Igumenicë. Policia i gjen lëndë narkotike
Previous article VIDEO/ Portieri tradhtohet nga nervat, i hidhet në ‘karate’ kundërshtarit

luljetaautor

Postime të ngjashme

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit Jetë

MOMENTE TMERRI/ Pasagjerët qajnë dhe luten pas dy uljeve të dështuara të avionit

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze Jetë

DONALD TRUMP JR. MARTOHET NË FSHEHTËSI/ Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT