• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABAI KËRKOI SHPALLJEN E ERVIS MARTINAJT SI TË ZHDUKUR/ Ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

BABAI KËRKOI SHPALLJEN E ERVIS MARTINAJT SI TË ZHDUKUR/ Ekspertët sqarojnë pasojat ligjore dhe skenarët e mundshëm

22 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fati i Ervis Martinaj vijon të mbetet i paqartë për autoritetet shqiptare, më shumë se tre vjet pas zhdukjes së tij. Babai i tij, Mustafa Martinaj, ka depozituar një kërkesë pranë Gjykatës së Lezhës për shpalljen zyrtare të të birit si person i zhdukur.Po çfarë nënkupton shpallja si i zhdukur?

Në emisionin “Në kohë reale” me Flori Gjinin në RTSH, avokati Bledar Bejko sqaroi se ky hap është i parashikuar në Kodin Civil dhe aplikohet kur ekziston bindja se një person nuk jeton më, por trupi i tij nuk është gjetur.

“Jemi në rastin kur nuk gjendet trupi, por mendohet që ai nuk jeton më. Në mungesë të faktit, nga analiza që del në këto rrethana, krijohet bindja që ky person nuk jeton më. Gjykata i merr në konsideratë këto,” tha Bejko.

Ky proces nuk është i njëjtë me shpalljen e vdekjes, e cila mund të kërkohet vetëm pas një periudhe më të gjatë kohore. Eksperti i kriminologjisë, Fation Softa, shpjegoi se nëse pas pesë vitesh nuk ka ende të dhëna mbi fatin e Martinajt, familjarët mund t’i drejtohen sërish gjykatës për ta shpallur të vdekur, edhe në mungesë të trupit.

I pyetur për arsyet e vështirësisë në gjetjen e Martinajt, Softa përmendi dy skenarë të mundshëm: ndryshim identiteti, ose zhdukje mafioze.

“Një mundësi është që ai të ketë bërë një operacion plastik, mund të jetë duke bërë një tjetër diku tjetër për shkak të pasurisë që ka. E dyta, siç janë rastet që ndodhin me mafien italiane, djegia e trupave, betonizimi nëpër shtylla, futja nëpër vende të tjera që e bëjnë të pamundur për t’i gjetur trupat. Unë uroj që për familjarët e para, dhe drejtësinë, të jetë gjallë”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TRAGJEDISË QË I MORI JETËN NËNË E BIR/ Një tjetër banesë përpihet nga flakët në Maliq, dyshohet se...
Previous article MOS I NEGLIZHONI/ Këto shenja në fytyrën tuaj tregojnë se keni hipertension

s.autor

Postime të ngjashme

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL! Aktualitet

Credins bank dhe Federata Shqiptare e Futbollit forcojnë partneritetin strategjik me lançimin e kartës GOOL!

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli Aktualitet

HUMBI JETËN NË OPERACIONIN POLICOR/ Përcillet sot në banesën e fundit “Dëshmori i Atdheut”, Enea Mekolli

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DELVINË/ Një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT