• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BABAI IM DO T’JU GJEJË”, FJALËT E FUNDIT TË STUDENTES GREKE TË VRARË/ Prokurorja: 23-vjeçari shqiptar u përdor si karrem
Home
Breaking News

“BABAI IM DO T’JU GJEJË”, FJALËT E FUNDIT TË STUDENTES GREKE TË VRARË/ Prokurorja: 23-vjeçari shqiptar u përdor si karrem

14 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të mërkurën është zhvilluar seanca e radhës në Greqi për ngjarjen makabre të vrasjes së studentes Eleni Topaloudi, ku dy të pandehurit janë shqiptari Aleksandër Luca dhe shoku i tij grek Manolis Koukouras 23 vjeç.

Në sallën e gjyqit prokurorja e çështjes Aristotelia Doga kërkoi që dy të rinjtë të shpallen fajtorë për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 23-vjeçare. Sipas prokurores dy autorët i kishin ngritur një kurth studentes.

Sipas saj, qëllimi ishte që ta çonin Elenin në vilën e 23-vjeçarit grek, ku aty do të abuzonin me të seksualisht dhe më pas do ta vrisnin për të fshehur provat. Dhe kështu ndodhi. Eleni Topaloudi ishte përdhunuar dhe dhunuar fizikisht, e më pas ishte hedhur e gjallë në det pranë shkëmbinjve, e për pasojë humbi jetën.

Prokurorja tha se shqiptari Luca kishte shërbyer si ‘karrem’ në këtë ngjarje. Ai ishte takuar me vazjën dhe kishte nisur njohjen me të. Prokurorja theksoi se shqiptari nuk vjen nga një familje e pasur, dhe ai ishte përdorur deri diku nga shoku i tij grek që të joshte studenten Eleni Topaloudi. Ndërsa familja e 23-vjeçarit grek Manolis Koukouras është një nga familjet e pasura të ishullit Rodos.

Pasi ishin njohur dy autorët kishin organizuar një takim me studentet, të cilën e kishin ftuar për një shëtitje me makinë. 23-vjeçarja mendonte se ishte thjeshtë një xhiro, por sipas prokurores, plani i dy të rinjve ishte që ta çonin në shtëpinë e grekut Manolis Koukouras.

Gjatë fjalës së saj në gjyq, prokurorja la të nënkuptohej se janë bërë përpjekje për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë kur dosja ishte në duart e oficerit të policisë gjyqësore në ishullin Rodos, ku dhe ndodhi ngjarja. Ndër të tjera, ajo fajësoi prindërit dhe gjyshen e 23-vjeçarit grek.

“Ju keni rritur një fëmijë përbindësh”. Me këto fjalë ju drejtua prokurorja babait të 23-vjeçarit grek Manolis Koukouras, duke e paralajmëruar se do të kërkojë që të nisin hetime edhe ndaj tij dhe gjyshes së të riut, pasi beson se ata kanë qenë në dijeni të krimit të rëndë.

Ndër të tjera prokurorja e çështjes pretendon se dy djemtë e akuzuar për vrasjen e studentes, ishin të vendosur për ta vënë në zbatim planin e tyre.

“Ata kishin një plan për ta përdhunuar, dhe do ta përdhunonin edhe sikur të ishte e vdekur. Eleni rezistoi, nuk pranoi, ajo luftoi. Ajo nuk u dorëzua përpara këtyre kriminelëve dhe e pagoi me jetën e saj. Njëri nga të pandehurit e mbante, dhe tjetri e rrihte,”-tha prokurorja Doga në seancës gjyqësore, duke sqaruar se rezistenca e Elenit provokoi acarimin e dy të rinjve, të cilët menduan se ajo do t’i denonconte. Prandaj vendosën ta lidhnin dhe ta hidhnin të gjallë në det.

Përpara se ta hidhnin në det, sipas prokurores, vajza u ishte drejtuar djemve duke iu thënë: “Babai im ka për t’ju gjetur”.

Deklaratat e forta në gjyq të prokurores u kundërshtuan nga dy të pandehurit, të cilët ja hedhin fajin njëri-tjetrit sikurse kanë bërë që prej momentit kur u arrestuan. Të dy pranojnë pjesëmarrjen në krim, por nga ana tjetër të dy mohojnë që të kenë abuzuar seksualisht me studenten dhe ta kenë vrarë.

Një javë më parë, në seancën pararendëse, shqiptari Luca kishte deklaruar se ‘faji i tij i vetëm është që nuk bëri asgjë për të mbrojtur vazjën, ndërsa për ngjarjen ishte i detyruar, duke pretenduar se greku e kishte kërcënuar’.

Studentja Eleni Topaloudi u përdhunua dhe u vra në fund të muajit Nëntor 2018 në ishullin Rodos të Greqisë. Gjyqi për këtë çështje të bujshme po vazhdon dhe është drejt fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “VETËM NJË HERË, DO NDIHESH MIRË”/ Zbardhen përgjimet e 37-vjeçarit nga Korça që ngacmonte të bijën 17-vjeçare
Previous article VRASJA E DEVI KASEMIT/ Prokuroria jep pretencën. Kërkohet burg i përjetshëm për specialin grek, 35 vite për Elton Halipajn

Delo.autor

Postime të ngjashme

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës Aktualitet

"KY ËSHTË FUNDI JUAJ"/ Studentët: Nuk kërkojmë privilegje, por të drejtat tona! Poshtë sistemi, burg Edi Ramës

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët... Aktualitet

AEROPORTI I VLORËS/ Reagon sërish Pacolli: Gjetëm dëmtime të shumta brenda objektit, autorët...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT