• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABAI I VRAU NËNËN/ Mesazhi prekës i vajzës: Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen…
Home
Aktualitet
Kronikë

BABAI I VRAU NËNËN/ Mesazhi prekës i vajzës: Unë jam Ana dhe sot varrosa Dijen…

28 February, 2020 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mesditën e së mërkurës së 26 shkurtit në mes të qytetit të Durrësit, një burrë vrau me levë hekuri gruan e tij.

Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 12, Durrës, ku Rruzhdi Tosuni, 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, goditi me levë hekuri, bashkëshorten e tij Hajdije Tosuni, 59 vjeçe, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Pak pas krimit në vendin ku prehej trupi i pajetë i së ëmës mbërriti vajza e saj Santiljana Tosuni, e cila klithte nga dhimbja për gjëmën e ndodhur.

Pikërisht për pamjet e këtyre momenteve të cilat qarkulluan gjerësisht në media, e reja ka reaguar, me disa fjalë që prekin.

“Unë jam vajza e videos së famshme. Unë jam Ana. Vajza e vogël e Dijes. Unë jam ajo që ulërija e vajtoja shpirtin e shpirtit tim, nëneë time fatkeqe, nënën time të mjerë. Nënën që kaloi gjithë jetën në vuajtje për të na rritur ne. Po e bëj këtë postim për ju portale të famshme dhe për ju njerëz që villni vrer e përfitoni në hallin që më ka zënë mua sonte. Në atë hall që unë do mbaj gjithë jetën mbi supe. Ju sigurisht e pas dy tre ditësh nuk do e kujtoni më emrin tim apo të nënës time.

Me shumë mundësi pas një muaj do keni harruar dhe ngjarjen. Po ju shkruaj që t’ju bëj një thirrje të gjithëve. Fshini videon time, mos u merrni më me mua.

Mjaft e keqpërdorët për disa like të fëlliqura apo komente. Unë jam ajo që trokiti dyer të afërmish që bënin sikur s’ma dinin hallin, dyer doktorësh që më përcollën duke më thënë që s’kam pse shqetësohem, dyer policash që se gjykuan si shumë të rëndësishëm rastin e mamasë time. Po mami im, Dija ime, ishte një grua e zakonshme me një fuqi të jashtëzakonshme, që duroi 30 vjet në një martesë, punoi me ndershmëri për të rritur e shkolluar tre vajza.

Dija mund të ishte motra jote, mami jot, vajza jote. Dija mund të jetë të gjitha këto e ti se di akoma. Ti mund ta kesh Dijen në shtëpinë ngjitur dhe bën sikur se dëgjon se nuk është puna jote. Dhe sot ti poston për Dijen, komenton për Dijen, flet për Dijen. Epo sot ajo s’të dëgjon dot më. Mjaft o njerëz të fëlliqur, mjaft u morët me ne tani që s’ua kemi më nevojën. Unë jam Ana dhe sot (dje) varrosa Dijen. Uroj që ti mos të bëhesh kurrë Ana”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË "MAKINERI" QË NUK NDALET/ Ja sa janë fitimet vjetore të Liverpool
Previous article KORONAVIRUSI/ Ilaçi "i harruar" që mund të luftojë epideminë

Delo.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar Breaking News

TRAGJEDIA NË ATHINË KU HUMBËN JETË FAMILJA SHQIPTARE/ Zbardhet pista kryesore e shpërthimit, gazi rrodhi nga banesa e çiftit të moshuar

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes… Aktualitet

"USHTARËT ZËVËNDËSOHEN..."/ Brenda institucioneve, drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Belinda Ballukun: Nëse je mikesha e shefes…

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve Aktualitet

ZJARRI PËRFSHIN SIPËRFAQEN ME BIMËSI NË NOVOSELË/ Era favorizon përhapjen e flakëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT