• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BABAI I VDIQ NGA COVID-19/ Italiania që jeton në Durrës: Hirin e tij e kemi në shtëpi, presim t’i bëjmë një ceremoni
Home
Intervista

BABAI I VDIQ NGA COVID-19/ Italiania që jeton në Durrës: Hirin e tij e kemi në shtëpi, presim t’i bëjmë një ceremoni

8 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Intervista, Sociale

Roberta Zaninoni është një prej qindra italianëve që periudhën e pandemisë së koronavirusit, e kalon në Durrës, qytetin që ju bë si një shtëpi e dytë. Roberta, nënë e një vogëlusheje nuk do ta kish marrë kurrë me mend se takimi me prindërit në Bergamo, vendlindja e saj do ishte edhe takimi i fundit me babain e saj 71-vjeçar.

Pandemia i mori babain në 13 mars dhe Roberta e pati krejtësisht të pamundur që të ishte fizikisht pranë familjes së saj. Por nga matanë Adriatikut, nga Durrësi ku jeton me bashkëshortin, vajzën dhe familjen e tij, ajo i ndez një qiri babait, i cili në 1 maj kishte ditëlindjen. Në një intervistë për News24 Roberta thotë se “prej 2 muajsh është karantinuar në Durrës dhe thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama e kapi në kohë situatën dhe mori masat e duhura. “Ne dalim vetëm për emergjencat dhe për shpenzimet nga shtëpia. Qëndrimi në shtëpi me vajzën nuk është i lehtë. Por vajza po merr mësimet online. Këtë kohë ne si prindër po ja kushtojmë familjes sonë.”, tha ajo.

Roberta kujton humbjen e të atit në spitalin Alzano të Bergamos.“Babai im ka vdekur në 13 mars dhe gjithçka ishte e mbyllur e nuk mund të shkonim në Itali. Kur na erdhi lajmi nuk mund të bënim as funeral dhe asgjë tjetër se nuk mund të lëviznim. Nuk e di kur do shkoj në Itali për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ajo që shihni në foto janë hiri i tij. Ende e kemi në shtëpi sepse ende nuk kemi arritur ta bëjmë një varrim siç e meriton. Qiriri mbetet i ndezur çdo ditë dhe çdo mbrëmje dhe bëjmë një lutje për të dhe për të gjithë të vdekurit.”, pohoi ajo.

Roberta dhe bashkëshorti i saj italian prej 6 vjetësh jetojnë në Durrës. Në Durrës i kanë mirëpritur dhe ai është kthyer në shtëpinë e saj të dytë. Familja e bashkëshortit gjithashtu jeton në Durrës. “Edhe vjehrra, madje edhe stërgjyshja nga bashkëshorti janë dashuruar me qytetin e Durrësit. Ato më ndihmojnë me vajzën dhe jetojmë së bashku. Bashkëshorti është i pari biznesmen që solli pemën e Paulanies dhe merret kryesisht me agrikulturë.”, tha ajo. Roberta ka hapur një qendër estetike dhe ajo thotë se shqiptaret na kanë përkrahur. “Ndjehemi qetë e jemi mirë në këtë qytet.”, përfundoi ajo.

(BalkanWeb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article OPERACIONI "TRANSPORTUESI"/ Trafik droge në Vlorë, kapen tre të rinj me kanabis dhe 2600 euro
Previous article NDRYSHIMET NË KODIN PENAL/ Meta: Janë më të avancuarat në kontinent sipas standardeve daneze

Delo.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT