Liam Payne ylli i ish grupit One Direction ka surprizuar fansat kësaj rradhe me një videoklip tepër “hot”.
Payne ka zgjedhur aktoren 20-vjeçare Bella Thorne për të realizuar skenat e nxehta. Ai ka një djalë gjashtë muajsh me të dashurën e tij Cheryl, por kjo nuk e ka penguar yllin e 1D të realizojë këto skena.
Video fillon me aktoren Bella, e shtrirë në shtrat e veshur minimalisht me një palë sutjena.
Të dy njihen në një festë fishekzjarresh dhe mes tyre pati një pëlqim me shikim të parë, por kjo nuk zgjati shpejt pasi Thorne shpërtheu në lot. Kjo sepse pa që i dashuri saj po flirtonte me dikë tjetër.
Ndërkohë Liam luan dhe këndon afër saj për t’a gëzuar sadopak.
Klipi mbaron me një ndjenjë të furishme të Bella-s duke hyrë në dhomën e saj dhe merr hak për të dashurin e saj duke ia hedhur rrobat në pishinë.
Dhe ndërsa Liam ka sy vetëm për Cheryl, thuhet se Bella kishte vetëm sy për Scott Disick ndërsa filmonte videon.
Liam ka pranuar se ai po lufton për të shkruar këngë të reja si një artist solo pasi ai është kaq i lumtur me të dashurën Cheryl dhe djalin e tyre gjashtëmujor Bear, pra hiti nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me të.
Frymzimi kryesor ishte e dashura e tij, pasi kjo është kënga e tij e preferuar që pas pjesmarrjes në XFactor, kohë kur ishte në krizë lidhja me Cheryl
Përgatiti: /AlpeNews.al/










