Deputeti Myslym Murrizi ka hedhur akuza kundrejt qeverisë dhe vendimeve të kryeministrit Edi Rama për të liruar masat e marra kundër Covid-19.
Murrizi ka thënë pse votohen akte normative kur më pas kryeministri të cilit i drejtohet me fjalën i “madhërishmi” vendos që ti falë ndëshkimet, ndërsa sjell këtu rastin e gjobave të falura.
Kësisoj ai ka komentuar edhe dekretimin e ndryshimeve të Kodit Rrugor nga ana e presidentit Ilir Meta, ndërsa shton se pas divorcit Rama-Meta ata janë pajtuar.
“Nga gjithë kjo pandemi më kënaq rikthimi pas një divorci normal ashtu sikurse familjet shqiptare, ndaheshin për të marrë 1 kile vaj, kështu jeni ndarë dhe ju formalisht, me Skëndrebeun e Kushtëetutës dhe u pajtuat.
Nga gjithë kjo pallavi një gjë ndodhi që Blushi njohu legjitimitetin e Kuvendit. Kodi është bdryshuar në mënyrë të kundraligjshme, mbase ka votuar dhe gardiani. Pse e miratoi aktin normativ kot, kur ai i anuloi të premten.
Të gjitha çfarë kaluam ne këtu… i madhërishmi doli të premten dhe tha lere se kam bë shaka, falen ato të gjitha. Ata deputetë që votojnë ata kush i pyet…. unë i anuloj prapë. Pra ky ëzshtë santa klausi që sjell peshqeshe…”, tha deputeti në Kuvend.


