• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Azilkërkues të shumtë turq në Kosovë, autoritetet: Janë përkrahës të “FETO”
Home
Rajon

Azilkërkues të shumtë turq në Kosovë, autoritetet: Janë përkrahës të “FETO”

16 July, 2018 k.autor Rajon

Numri i azilkërkuesve në Kosovë gjatë gjysmës së parë të këtij viti është rritur dukshëm në krahasim me vitin e kaluar. Sipas statistikave zyrtare, turqit prijnë nga numri më i madh i azilkërkuesve, të pasuar nga sirianët
Janë bërë katër muaj prejse Mustafa Culloker ka braktisur vendlindjen e tij Turqinë për shkak të problemeve që thotë se i ka me shtetin e tij.

Ai bashkë me familjen kanë gjetur vendstrehim në Qendrën për Azil në Magure të Lipjanit, ku do të vazhdojnë të qëndrojnë edhe një kohë.

Gjatë qëndrimit të tij në këtë qendër Culloker kishte arritur të mësonte edhe disa fjalë në gjuhën shqipe, por me shumë pengesa. Aq sa mund të kuptonte nga pyetjet që iu parashtruan, Culloker tregoi shkurt arsyen e strehimit të familjes së tij në këtë Qendër.
“Jemi këtu për shkak të problemeve në Turqi. Këtu jam me familje qe katër muaj. Do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, thotë Culloker për gazetën “Zëri”.

Ai duket i kënaqur dhe i sigurt brenda kësaj Qendre. “Po, po, kështu është shumë bukur”, shprehet ai, por nuk pranon të zbulojë më shumë detaje rreth largimit të tij nga Turqia.

Sikur familja e Mustafës, në këtë qendër janë strehuar edhe shumë familje nga vende të ndryshme, shumica nga Turqia.

Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, përkrahës të klerikut Fetullah Gulen, në mars të këtij viti ka bërë që të rritet numri i familjeve nga Turqia që kërkojnë strehim në Qendrën e Lipjanit.

Për gjysmën e parë të këtij viti në Qendrën për Azil në Lipjan janë regjistruar 108 azilkërkues, numër ky shumë më i lartë sesa gjatë gjithë vitit të kaluar.
Gjatë vitit 2017 ishin regjistruar vetëm 81 azilkërkues, përderisa gjatë gjashtë muajve të këtij viti kjo shifër është tejkaluar

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMEN NE KOKE TE ZOTIT TE SHTEPISE/ Kush është grabitësi ILIR SHINI, gjatë tentativës për vjedhje plagosi... (FOTO)
Previous article Momente dramatike: Shihni si shpëtohet alpinisti i plagosur (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT