• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AZILI POLITIK NË SHBA/ 120 mijë kërkesa. Refugjati nga Meksika: Isha me fat që erdha në…
Home
Europë

AZILI POLITIK NË SHBA/ 120 mijë kërkesa. Refugjati nga Meksika: Isha me fat që erdha në…

5 August, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Njerëzit që bëjnë kërkesa për azil politik pasi kanë ardhur në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, kanë më shumë gjasa të refuzohen, sesa të marrin të drejtën e qëndrimit. Nga 120,094 kërkesa për azil nga hyrësit e paligjshëm në vitin 2017, vetëm 6,995 janë dhënë sipas Departamentit të Drejtësisë.

Sergio, një 64 vjeçar nga Meksika, është një nga ata fatlumë.

Rradhët e gjata janë tani të zakonshme në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, ku emigrantët rreshtohen në postet zyrtare të kufirit për të hyrë në Amerikë ligjërisht dhe kërkojnë azil. Nëse e bëjnë këtë ligjërisht ata kanë shans shumë më të mirë për të fituar azilin.

Sipas statistikave qeveritare të vitit 2016, ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kërkojnë azil u përgjysmohen gjasat për ta marrë atë.

Sergio, i cili erdhi ilegalisht nga Meksika, është një nga fatlumët.

“Unë erdha në Shtetet e Bashkuara në vitin 1992 sepse atje nuk kishte shumë punë”.

Sipas procedurave të rrepta të zbatimit të administratës Trump, Sergio ishte në rrezik deportimi pasi u arrestua për dehje në maj të vitit të kaluar.

Në një burg pranë Los Anxhelosit, ai thotë se një roje e fyeu në fillim të nëntë muajve të tij në paraburgim.

“Më tha; je i burgosur. I thashë ‘Jo, nuk jam i burgosur, jam në paraburgim për imigracion, nuk kam kryer ndonjë krim”.

Sergio thotë se marrëdhëniet e tij me rojet u përkeqësuan nga ai fillim. Avokati i tij, Joel Frost-Tift i cili punon për Projektin e të Drejtave të Emigrantëve Esperanza, një program i Organizatave Bamirëse Katolike, aplikoi për azil për klientin e tij, i cili vuante nga sëmundje mendore.

“Ai pati disa trajtime mjekësore në paraburgim, por jo sa duhej. U përpoq të vetëvritej një muaj para se të lirohej. Kjo tregon se mjekimi i tij nuk ishte mjaftueshëm kur ishte në paraburgim”.

Një gjykatës pranoi argumentin se Sergio nuk do të merrte kujdes të nevojshëm nëse ai do të kthehej në Meksikë. Ai i dha azil në shkurt.

Sergio e mori azilin relativisht shpejt, por zyrtarët e Shteteve të Bashkuara thonë se sistemi po ngadalësohet nga rritja e numrit të kërkesave.

Sergio ndihet i lehtësuar që rasti i tij është zgjidhur, por ai është ende duke pritur për vizën.

“I stresuar tani për tani pasi jam në shtëpi të përkohshme”.

I lirë, por në strehim të përkohshëm, ai është gati për fillimin e një kapitulli të ri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump shpall gjendje të jashtëzakonshme në Kaliforni pas zjarrit të madh
Previous article PANAIRI I LIBRIT/ Çelet sipari i 18-të në Ulqin, të gjitha trevat shqipfolëse...

g.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi Botë

BE RREGULLA TË REJA PËR AIRBNB/ Qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik Botë

"LUFTË" NË POLIN E VERIUT/ NATO bllokon armën sekrete ruse, do të sabotonte kabllot nënujore në Arktik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT