• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAZHDON TA MBAJ…/ Ish kandidati i PD për Dibrën: Ja pse Basha më ka lënduar. Vota u përdhos nga…
Home
Politikë

VAZHDON TA MBAJ…/ Ish kandidati i PD për Dibrën: Ja pse Basha më ka lënduar. Vota u përdhos nga…

20 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Falënderimi i Dytë dhe i Merituar për Bashkëqytetarët e mi Dibranë,
Të dashur Dibranë,

Tashmë u provua me zë dhe figurë se ju nuk u gjunjëzuat para parasë, drogës dhe dhunës shtetërore.

Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë.

Dhe këta të pacipë guxojnë dhe thonë përsëri që vulgariteti, perversiteti dhe kërcënimet e bëra në bisedat e tyre telefonike janë biseda normale mes shokësh dhe militantësh.

Duke ju falënderuar edhe njëherë për mbështetjen tuaj dua që ta dini se unë nuk e kisha kërkuar dhe pranuar këtë kandidim, mbasi e konsideroja një kthim mbrapa në karrierën time profesionale dhe politike.

Z. Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin tim dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër.

Por, unë e mora përsipër për hir të detyrimit ndaj jush që më nxorrët në balotazh kundër bandave të armatosura të PS-së në 1997, më votuat si asnjëherë në 2009 dhe më nxorrët fitues edhe në 2013 kur PD humbi në zonat e tjera të qarkut Dibër dhe të Shqipërisë.

Bashkë bëmë më të mirën edhe në 2016. Dhe sot ndjehem krenar për ju por i lënduar nga mosmirënjohja e z. Basha. Që nga data 12 Shtator 2016 kur u përshëndeta me të në hollin e hotelit në Peshkopi unë nuk kam mundur që ta takoj asnjëherë personalisht.

Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falënderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj teserën e PD-së sepse marrëdhënia ime është ndërtuar me ju dhe jo me Kryetarin e radhës.

Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe të luftoj bashkë me ju që nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve të mos shiten dhe blihen dhe në Shqipëri të bëhen zgjedhje dhe jo ndërrime prapanicash në karriken Kryeministrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILITANTËT BLLOKOJNË RRUGËN/ Në superstradën Lezhë-Shkodër tentojnë të ndalojnë...
Previous article VUANI NGA ANEMIA? Ja ushqimet që duhet të konsumoni

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur Politikë

INTERPELANCA NË KUVEND/ Lamallari ironizon Balliun: Delirant të thuash që ke zemër të bukur

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë Politikë

"MARKSISTË-LENINISTË TË VEGJËL"/ Përplasje e ashpër mes deputetit demokrat dhe të Lëvizjes Bashkë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT