• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AXHENDA/ Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global, vizitë në Shqipëri
Home
Breaking News

AXHENDA/ Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global, vizitë në Shqipëri

14 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Koordinatori amerikan kundër korrupsionit global, Richard Nephew, do të vizitojë Shqipërinë pas pak ditësh, gjatë një turi në Europë ku përfshihet edhe Mali i Zi dhe Lituania.

Departamenti i Shtetit njofton se vizita e tij do të shërbejë për të theksuar përkushtimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta të momentit.

Tirana do të jetë ndalesa e fundit e koordinatorit, më 20 qershor. Sipas DASH ai do të takohet aty me përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile. “Ai do të diskutojë mbi punën që është duke u bërë në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit”, thotë DASH.

Më 16-17 qershor, Nephew do të jetë fillimisht në Podgoricë, ku gjithashtu do të takohet me përfaqësues qeveritarë dhe të shoqërisë civile. Më 18-19 qershor ai do të jetë në Vilinus, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Zyrtari i larte amerikan i ngarkuar si koordinator kunder korrupsionit global, vjen ne shqiperi pikerisht ne momentin kur akuzat e SPAK dhe hetimet e ketij institucioni ndaj zyrtareve te larte, duke filluar nga Berisha, e vijuar me Meten dhe zyrtare te tjere, jane ne kulmin e tyre. “Koncidenca’ te frikshme keto.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA/ Publikohen rezultatet e provimit të Maturës Shtetërore! Ja ku mund t’i shikojnë notat maturantët
Previous article SEZONI VEROR/ Nga nesër efektivët e Policisë së Shtetit do të punojnë 12 orë në ditë për tre muaj. Urdhri i Rrumbullakut: Do të paguhen...

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT