NGJARJE KRYESORE
PYEONGCHANG – Përfaqësimi i parë i një ekipi të unifikuar korean për femra që do të ndeshet me Zvicrën në hokej mbi akull.
– Ndeshjen do ta shohin së bashku në stadium presidenti koreano-jugor dhe shefi i shtetit i Koresë së Veriut.
DUMA – Regjimi sirian mbetet i vendosur për të marrë nga duart e rebelëve Gutën Lindore, pesë ditë pas bombardimeve që shkaktuan vdekjen e 240 civilëve.
– OKB po shqyrton mundësinë e një rezolute për një armëpushim njëmujor.
NGJARJE TË TJERA
MACERATA (Itali) – Manifestime antifashiste, një javë pas hapjes zjarr dhe plagosjeve, me karakter racist, të gjashtë migrantëve.
DUBLIN – Takim i partisë nacionaliste, Sinn Fein, për të zgjedhur zyrtarisht në postin e liderit Mary Lou McDonald në vend të Gerry Adams.
SANT VICENÇ DELS HORTS (Spanjë) – Manifestim në Barcelonë për të kërkuar lirimin e ish-zëvendëspresidentit katalan, Oriol Junqueras.
ROME – Meshë për 50-vjetorin e komunitetit katolik të San Egidios.
ABU DABI (EBA) – Vizitë e kryeministrit francez, Edouard Philippe.
RAMALLAH – Vizitë e kryeministrit indian, Narendra Modi./ a.jor.


