AFRIN – Vazhdon ofensiva e Turqisë kundër milicisë kurde aleate të SHBA-së në enklavën e Afrinit, në veriperëndim të Sirisë.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së mbi fazën e tranzicionit të Brexit.
ATHINË – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, zhvillon një vizitë zyrtare tre ditore në Greqi ku do të takohet me homologun e tij, Procope Pavlopoulos dhe kryeministrin Aleksis Cipras.
UASHINGTON – Shtëpia e Bardhë prezanton formalisht projektreformën mbi imigracionin, duke i hapur rrugën natyralizimit të 1,8 milionë imigrantëve klandestinë.
NGJARJE TË TJERA
MONTREAL – Dita e fundit e negoviatave për rithemelimin e traktatit të tregtisë së lirë amerikanoveriore (ALENA) që bashkon SHBA-në, Meksikën dhe Kanadanë.
BUKURESHT – Parlamenti rumun voton qeverinë e re socialdemokrate.
MILANO – Rifillon procesi ndaj Silvio Berlusconi për korrupsion të dëshmitarëve.
MOSKË – Presidenti rus, Vladimir Putin, kandidat në zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, viziton muzeun hebre të Moskës me rastin e ditës përkujtimore të viktimave të Holokaustit.
BEJRUT – Vizitë e presidentit gjerman, Frank Walter Steinmeier në Liban.
UASHINGTON – 15 ambasadorët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së shqyrtojnë pjesë raketash, që sipas Uashingtonit, Irani ia ka dhënë rebelëve jemenitë hutis, më pas do të zhvillojnë një drekë me presidentin Donald Trump.
UASHINGTON – Senati amerikan voton mbi një projektligj republikan që ndalon abortin pas 20 javësh shtatëzëni./
ATSH


