E enjtja e 28/06/2018 embushur nga zhvillime interesante nga bota.Takime e nd♪7rmarrje reformash në epiqendër të diskutimeve. Ja disa nga ngjarjet kryesore të ditës së sotme:
BRUKSEL (Belgjikë) – Samit i BE-së kushtuar Brexit, reformave të zonës euro dhe çështjes së azilit europian.
BERLIN (Gjermani) – Deklaratë për politikën e përgjithshëm të kancelares, Angela Merkel para Dhomës së Deputetëve para një samiti të BE-së, ku e ardhmja politike në Gjermani është në rrezik.
HAGË (Holandë) – Seancë publike para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë përsa i përket shkeljeve të të drejtave të njeriut të pretenduara nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
RIGA (Letoni) – Vizitë e presidentit polak, Andrzej Duda në Letoni.
OSLO (Norvegji) – Takim ndërkombëtar kushtuar shpyllëzimit në zonat tropikale me pjesëmarrjen e drejtorit të Programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin, Erik Solheim, disa ministrave, kapitenëve të industrisë dhe përfaqësuesve të pupullsive autoktone.
LONDËR(Britani e Madhe) – Pritet verdikti në procesin e një të akuzuari për kryerjen e një atentati kundër princit George, 4 vjeç.
MOSKË (Rusi) – Moska dhe Uashingtoni njoftojnë vendin dhe datën e samitit të parë dypalësh mes Vladimir Putin dhe Donald Trump.
TEL-AVIV (Izrael) – Princi William vizitë në Izrael dhe Territoret palestineze.
KAJRO (Egjipt) – Vizitë e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian në Kajro.
SHAH ALAM (Malajzi) – Rifillon procesi i të akuzuarve për vrasjen e Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i drejtuesit të Koresë së Veriut.


