E enjte, 26/07/2018. Dita e sotme karakterizohet nga zhvillime ekonomiko-politike dhe vizita zyrtare me qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Disa nga ngjarjet më të rëndësishme të ditës së sotme po ja u paraqesim si më poshtë:
FRANKFURT (Gjermani) – Takim i Bankës Qendrore europiane mbi politikën monetare në zonën euro.
MADRID (Spanjë) – Vizitë e presidentit francez, Emmanuel Macron.
VARSHAVË (Poloni) – Polakët mobilizohen kundër reformave gjyqësore që, sipas tyre, përbëjnë një rrezik për demokracinë në vendin e tyre.
AMSTERDAM (Holandë) – Konferenca e 22-të ndërkombëtare për HIV-AIDS për stimulimin e kërkimit.
MADRID (Spanjë) – Takim mes kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez dhe presidentit të Ekuatorit, Lenin Moreno.
UASHINGTON (SHBA) – Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer i përgjigjet senatorëve për të drejtat doganore të vendosura nga SHBA-ja.
UASHINGTON (SHBA) – Mbrojtja e lirisë fetare në qendër të një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të vendit me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
JOHANESBURG (Afrikë e Jugut) – Samit i shefave të shteteve të Brics (Brazil, Indi, Rusi, Kinë dhe Afrikë e Jugut) mes luftës tregtare të nisur nga Donald Trump.
SEUL (Kore e Jugut) – Konferencë shtypi pas zbulimit të një anijeje perandorake ruse në brigjet e një ishulli në detin e Japonisë.
PEKIN (Kinë) – Konferencë shtypi mujore e Ministrisë kineze të Mbrojtjes.
HAVANË (Kubë) – Festa kombëtare e Kubës.


