UASHINGTON – Presidenti francez, Emmanuel Macron për vizitë shtetërore në SHBA, e para e një kryetari të huaj nën presidencën e Donald Trump.
PEKIN – Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov pritet në Pekin nga presidenti kinez, Xi Jinping.
PEKIN – Del për herë të parë në det aeroplanmbajtësja kineze, e para e prodhuar në Kinë, sipas medias shtetërore.
PEKIN – Ministrja indiane e Punëve të Jashtme, Sushma Swaraj për vizitë në Kinë, ndërkohë që Pekini dhe Nju Delhi po përpiqen të përmirësojnë marrëdhëniet pas tensioneve ushtarake në kufij vitin e kaluar.
HAGË – Proces në apel i Radovan Karaxhiç, ish-drejtues i serbëve të bosnjes, i dënuar me 40 vite burg në vitin 2016 për gjenocid.
VARSHAVË – Donald Tusk pritet të dëshmojë para gjykatës në lidhje me katastrofën ajrore të Smolenskut. /G.S/ a.jor.


