HASA (Turqi)/DAMASK – Ushtria turke po zhvillon një ofensivë në Siri për të marrë nën kontroll një zonë që mbahet nga milicitë kurde pavarësisht thirrjeve për përmbajtje të bëra nga perëndimorët dhe rusët.
UASHINGTON – Votim në Senatin amerikan mbi një marrëveshje të mundshme buxhetore që do të mundësonte që t’i jepej fund pezullimit të pjesshëm të administratës federale.
NGJARJE TË TJERA
JERUZALEM – Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence zhvillon një vizitë në Izrael në kuadrin e një turi në Lindjen e Mesme.
BRUKSEL – I ftohur në marrëdhëniet me administratën Trump, presidenti palestinez, Mahmoud Abas kërkon në Bruksel mbështetjen e BE-së në përpjekien e tij për një shtet të pavarur.
LONDËR – Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është në Londër, etapa e parë e një turi, ku do të vizitojë Parisin, Davosin dhe Varshavën.
BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Financave të zonës euro.
BERLIN – Votohet sot në Bundestag një rezolutë mbi marrëdhëniet franko-gjermane me rsatin e 55-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Elizesë.
PARIS – Fjalim i presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schauble në Asamblenë Kombëtare franceze me rastin e 55-vjetorit të Traktatit të Elizesë.
SEUL – Vizita e parë në katër vite e një delegacioni koreanoverior në Korenë e Jugut, që do të përgatisë ardhjen e atletëve të Veriut në Lojërat Olimpike të Pjeongçangut.
UASHINGTON – Presidenti Donald Trump mban një fjalim në Shtëpinë e Bardhë për reformën fiskale./ /G.S/ a.jor.


