Data shënon 21/06/2018 dhe zhvillimet politike nëpër botë, nga miratimi i ligjit për imigracionin deri tek takimi i Kancelares Merkel me kryeministrin libanez, Saad Hariri po j’ua paraqisim si më poshtë:
ROZENBURG – Më shumë se 1 700 ushtarë dhe 65 avionë amerikanë mbërrijnë në Holandë në kuadër të manovrave ushtarake të NATO-s me emëritmin “Atlantic Resolve”.
VARSHAVË – Krerët britanikë të Diplomacisë dhe të Mbrojtjes, Boris Johnson dhe Gavin Williamson takohen me homologët e tyre polakë.
BUDAPEST – Kancelari austriak, Sebastian Kurz, mbështetës i një politike migratore shtrënguese, takohet në Budapest me homologët e tij hungarez, çek, sllovak dhe polak që refuzojnë pritjen e migrantëve në vendet e tyre.
LUKSEMBURG – Mbledhje e ministrave të Financave të eurozonës në lidhje me daljen e greqisë nga programi i ndihmës.
MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov pret sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
DUBLIN – Vizitë e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker në Irlandë.
UASHINGTON – Dhoma e Përfaqësuesve voton sot një ligj mbi imigracionin që i jep fund ndarjes së familjeve.
AMAN – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me mbretin Abdallah të Jordanisë.
BEJRUT – Kancelarja gjermane, Angela Merkel takohet me kryeministrin libanez, Saad Hariri.
AMAN – Përgjegjësit e lartë amerikanë, Jared Kushner dhe Jason Greenblatt në Lindjen e Mesme për t’u përpjekur të rifillojnë përpjekjet për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve.
NOVGOROD – Zhvillohet sot faza e dyte e ndeshjeve të vlefshme për Grupin C, Danimarkë – Australi dhe Francë – Peru. Ndërsa në mbrëmje ndeshja e vlefshme për Grupin D, Argjentinë – Kroaci.