NGJARJE KRYESORE
UASHINGTON – Negociatat janë në rrugën e duhur për të shmangur një paralizë të qeverisë federale që mund të ndodhë nëse asnjë kompromis buxhetor nuk arrihet para mesnatës.
Pengesa e parë u kalua në Dhomën e Përfaqësuesve, por një votim shumë i ngushtë pritet në Senat.
PARIS – Presidenti francez, Emmanuel Macron pret kancelaren gjermane, Angela Merkel në sfondin e negociatave maratonë për formimin e një koalicioni qeverisës në Gjermani.
TË TJERA
SOTÇI (Rusi) – Takim parapërgatitor i Kongresit për paqen në Siri, parashikuar më 29-30 janar në Sotçi, mes zëvendësminitrave të Punëve të Jashtme të vendeve garante të negociatave që zhvillohen në Astana.
PRAGË – Parlamenti çek do të debatojë për një heqje të mundshme të imunitetit parlamentar të kryeministrit, Andrej Babis, akuzuar për mashtrim.
TULON (Francë) – Presidenti francez, Emmanuel Macron shkon në bazën detare të Tulonit për të përshëndetur ushtrinë.
PARIS – Dymbëdhjetë militantë të Greenpeace që ishin ngjitur në Kullën Eiffel në maj 2017 dhe kishin vendosur një banderolë duke paralajmëruar kundër një fitoreje të mundshme të partisë së ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar në zgjedhjet presidenciale gjykohen për agresion.
MOSKË – Miliona ortodoksë, veçanërisht në Rusi, lahen në ujin e ngrirë për festën e krishterë “Dita e Mbretërve”.
VENECIA (Itali) – Fillon viti i turizmit Kinë-BE, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë kinezë, italianë dhe evropianë.
UASHINGTON – Pentagoni prezanton “librin e bardhë” të mbrotjes, që përcakton qëndrimin strategjik të SHBA-së në vitet e ardhshme dhe nevojat.
UASHINGTON – Marshim i përvitshëm kundër abortit, me një ndërhyrje të parashikuar të presidentit, Donald Trump.
BEJRUT – Fjalim i shefit të Hebollahut shiit libanez, Hassan Nasrallah me rastin e një ceremonie në kujtim të luftëtarëve të kësaj partie aleate të regjimit të Bachar al-Assad, vrarë në luftimet në Siri.
DAMASK/BEJRUT/ANKARA – Damasku ka paralajmëruar se do të shkatërrojë avionët turq që do të tentojnë të sulmojnë Afrinen, bastion në veri të Sirisë e një grupi kurd që Turqia e konsideron terroriste.
PARK CITY (SHBA) – Festivali i filmit të Sundance, që mishëron kinemanë e pavarur në SHBA./
/ec/ a.jor


