NGJARJE KRYESORE
BERLIN – Prezantohet bilanci i vitit 2017 për azilkërkuesit në Gjermani, një çështje politike shumë e ndjeshme në vend.
LONDËR – Hapet për publikun dhe emigrantët ambasada e re amerikane në Londër në mungesë të presidentit Donald Trump që kishte kritikuar ndërtimin e saj dhe anuluar vizitën e vetë.
NGJARJE TË TJERA
PRAGË – Qeveria e minorancës e miliarderit populist Andrej Babis do të kërkojë besimin e Parlamentit gjatë një votimi që pritet të zhvillohet në fund të ditës.
BUKURESHT – Kryeministri japozen, Shinzo Abe, në një tur në Evropën Lindore, takohet me homologun e tij rumun, Mihai Tudose.
GJENEVË – Konferencë për shtyp e Forumit Ekonomik Botëror para se të fillojë mbledhja vjetore e Davosit.
BEJRUT – Vazhdojnë luftimet në provincën e Idleb-it, ku forcat e regjimit përparojnë përballë xhihadistëve dhe përpiqen t’i largojnë nga një aeroport ushtarak.
VANKUVER – Mbledhje e ministrave të Punëve të Jashtme të rreth 20 vendeve, të drejtuar nga Kanadaja dhe SHBA-ja, që i dedikohet Koresë së Veriut. Në këtë mbledhje marrin pjesë edhe Rusia me Kinën.
MEKSIKË – Vazhdojnë bisedimet mes Meksikës dhe BE-së për të modernizuar marrëveshjen e tyre tregtare që daton që prej vitit 2000./
ATA


