GENOVA – Luigi Di Maio, zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomi, si dhe Matteo Salvini do të vizitojnë Gjenovën një ditë pas rrëzimit të një ure ku humbën jetën rreth 30 persona.
MEZEBERG – Kancelarja gjermane, Angela Merkel pret Mahamadou Issoufou, presidenti i Nigerit, një prej vendeve tranzit të fluksit të migrantëve afrikanë që i drejtohen Europës.
SOÇI – Presidenti rus, Vladimir Putin pret homologun e tij turkmen, Gourbangouly Berdymoukhamedov për të biseduar për bashkëpunimin ekonomik.
ALEKSANDRI (SHBA) – Juria jep vendimin në procesin për ish-drejtorin e fushatës së Trump, Paul Manafort.
UASHINGTON – Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pret të dërguarin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura
SANTIAGO I KILIT – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis për vizitë në Kili.
BUENOS AIRES – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis për vizitë në Argjentinë.
LISBONË – Grevë e infermierëve portugezë për një rivlerësim të karrierës së tyre.
NJU DELHI – Dita kombëtare e pavarësisë së Indisë.


