• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
JA ÇFARE DO NDODHE SOT/ Nga kontrolli i shëndetit të Trump, tek qeveria e re “Merkel 4”. Bota në 12 hapa
Home
Nderkombetare

JA ÇFARE DO NDODHE SOT/ Nga kontrolli i shëndetit të Trump, tek qeveria e re “Merkel 4”. Bota në 12 hapa

12 January, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump do të shprehet sërish për marrëveshjen bërthamore iraniane. Ai do të konfirmojë nëse, sipas tij, marrëveshja i përgjigjet interesave kombëtare të SHBA-së dhe më pas në ditët e ardhshme të vendosë nëse do të rivendosë sanksionet kundër Teheranit.

LONDËR – Reagime për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të anuluar vizitën në Londër për të inauguruar ambasadën e re amerikane.

BERLIN – Konservatorët e Angela Merkel dhe social-demokratët pas negociatave 24 orëve të bisedimeve pa ndërprerje, arritën marrëveshjen për krijimin e qeverisë së koalicionit të gjerë. Merkel do jetë për herë të katërt, Kancelare e Gjermanisë. Gjatë ditës do bëhet publike marrëveshja 28 faqëshe.

TUNIS – Situatë e tendosur në Tunizi ku disa qytete kanë qenë skenë e tre netëve përplasjesh, që kanë çuar në arrestimin e 300 personave, në kuadër të trazirave sociale si pasojë e masave shtrënguese. Më shumë se 600 persona janë arrestuar që prej të hënës nga autoritetet.

TË TJERA

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump i nënshtrohet, për herë të parë që prej fillimit të mandatit, një ekzaminimi mjekësor të plotë.

PRAGË – Presidenti në ikje, Milos Zeman dhe liberali dhe pro-evropiani Jiri Drahos janë në listë në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

BRUKSEL/MADRID – Ish-presidenti katalanas, Carles Puigdemont mbledh në Bruksel grupin parlamentar të partisë së Së bashku për Katalonjën, për herë të parë që prej zgjedhjeve rajonale në muajin dhjetor.

TALIN – Kryeministri japonez, Shinzo Abe fillon në Estoni turneun në gjashtë vende evropiane. Pas Talinit, ai do të shkojë në Letoni, në Lituani, në Bullgari, në Rumani dhe në Serbi.

SOFJE – Hapet zyrtarisht presidenca bullgare e Këshillit të BE-së nga kryeministri Boïko Borissov, me pjesëmarrjen e të gjithë komisionerëve evropian.

HAMBURG – Hapet një proces për një atentat islamik me thikë në muajin korrik që shkaktoi një të vdekurdhe disa të plagosur në qytet.

BERLIN – Konferencë shtypi e ministrit gjerman të Financave për buxhetin.

STAMBOLL – Lideri pro-kurd, Selahattin Demirtas del para një gjykate për herë të parë që prej arrestimit në nëntor 2016, gjatë një procesi për fyrje ndaj presidentit.

PARIS – Drekë pune e presidentit, Emmanuel Macron me kancelarin e tij austriak, Sebastian Kurz, konservator dhe drejtuesi më i ri në botë.

BEJRUT/DAMASK – Xhihadistët u bëjnë rezistencë forcave të regjimit që po përpiqen të rimarrin një bazë ushtarake në veriperëndim të Sirisë, ku rreth 100 000 persona janë larguar nga luftimet që prej fillimit në muajin dhjetor, sipas OKB-së.

JEDDAH (Arabi Saudite) – Për herë të parë në Arabinë Saudite, gratë marrin pjesë në një ndeshje futbolli, ku do të përballen ekipet e Al-Ahli dhe Al-Batin në stadiumin Mbreti-Abdallah i Jedahut.

TRIPOLI – Përfundon vizitën në Libi dhe në Tunizi zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Politike, Jeffrey Feltman./
/ec/ a.jor

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Pjesë e një organizate mafioze, kapet shijaksi që e kërkon Italia
Previous article Juventus pranë goditjes së parë në merkato, arrihet akordi me lojtarin e Sampdorias

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT