BAKU – Zgjedhje të parakohshme presidenciale në Azerbajxhan.
MESEBERG (Gjermani) – Konferencë për shtyp e Angela Merkel dhe të ministrit të Financave, Olaf Scholz në përfundim të një mbledhjeje qeveritare dyditore.
VJENË – Kongres i Bashkimit Europian i Gjeoshkencave, në një prej takimeve më të mëdha në botë me specialistët e tërmeteve, ndryshimeve klimatike, vullkaneve dhe astrofizikës.
PRAGË – Kryeministri i ri sllovak, Peter Pellegrini takohet me homologun e tij çek, Andrej Babis.
VARSHAVË – Nënkomisioni i krijuar nën drejtimin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Antoni Macierewicz dorëzon përfundimet e para mbi arsyet e katastrofës së Smolenskut në Rusi, ku mbeti i vdekur presidenti polak, Lech Kaczynski më 10 prill 2010.
UASHINGTON – Trump premton vendime të shpejta për t’iu përgjigjur një sulmi kimik të dyshuar.
UASHINGTON – Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg flet para Kongresit për skandalin e shfrytëzimit të të dhënave personale të përdoruesve të tij nga kompania, Cambridge Analytica./ATSH


