• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga bisedimet e TRUMP me Korenë e Veriut, tek fjalimi Theresa May. 12 ngjarjet që shënjojnë 11 JANARIN e 2018
Home
Nderkombetare

Nga bisedimet e TRUMP me Korenë e Veriut, tek fjalimi Theresa May. 12 ngjarjet që shënjojnë 11 JANARIN e 2018

11 January, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

NGJARJE KRYESORE

BRUKSEL – Bashkimi Evropian pret kreun e diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif për diskutime mbi mbajtjen e marrëveshjes për programin bërthamor iranian, kundërshtuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

PARIS – Dy grabitës vazhdojnë të jetë të arratisur pasi pesë persona realizuan një grabitje spektakolare në pallatin e njohur parizian të Ritzit, duke marrë më shumë se katër milionë euro bizhuteri.

TUNIS – Situatë e tendosur në Tunizi ku përplasje të tjera kanë ndodhur dje në mbrëmje mes manifestuesve dhe policisë në disa qytete në ditën e tretë të protestave si pasojë e masave shtrënguese.

NGJARJE TË TJERA

UASHINGTON/SEUL – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh i hapur për bisedime të drjetpërdrejta mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, gjatë një bisede telefonike me presidentin koreano-jugor, Moon Jae-In, i cili parashikon një samit me regjimin e Phenianit.

PEKIN – Kina, një kreditore e madhe e SHBA-së, hedh poshtë informacionet e shtypit që kanë të bëjnë me vullnetin e saj për të reduktuar apo ndërprerë blerjet e borxhit amerikan duke i cilësuar si lajme të rreme.

PHNOM PENH – Dita e dytë e vizitës së kryeministrit kinez, Li Keqiang në Kamboxhia kushtuar marrëdhënieve dypalëshe.

UASHINGTON – Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se SHBA-ja mund t’i rikthehet teorikisht në marrëveshjen e Parisit mbi klimën duke mos dhënë asnjë shenjë konkrete.

SHËN-DOMINQUE – Qeveria venezueliane dhe opozita rifillojnë negociatat në Republikën Domenikane në përpjekje të zgjidhjes së krizës politike dhe socio-ekonomike në vend.

BERLIN (Gjermani) – Përfundojnë diskutimet mes konservatorëve dhe social-demokratëve gjermanë në përpjekje të krijimit të një qeverie.

SOFJE – Hapet zyrtarish presidenca bullgare e Këshillit të BE-së nga kryeministri, Boiko Borissov, me pjesëmarrjen e të gjithë komisionerëve evropioanë.

LONDËR –Fjalim për mjedisin nga kryeministrja britanike, Theresa May gjatë të cilit mund të njoftojë taksa të reja për inkurajimin e riciklimit.

DAMASK/BEJRUT – Luftime të dhunshme në një aeroport ushtarak kyç në Siri, që forcat e regjimit kërkojnë t’ia rimarrin xhihadistëve në juglindje të provincës të Idlebit.

/ /ec/ a.jor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PD, Edi Paloka: Rama po ndjen frikën e PROTESTAVE, ja vendimi që ka marrë
Previous article (FOTO) Adelina Tahiri e 'zhytur' në luks, mban në dorë orë 13 mijë euro

F.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT