E shtunë 07/07/2018. Fundjava rezervon takime ndërkombëtare e në shumicën e tyre priten protesta. Disa nga ngjarjet më të rëndësishme po ja u paraqesim si më poshtë:
TOKIO (Japoni) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të bëjë një ndalesë në Tokio pas vizitës së tij në Phenian.
ANKARA (Turqi) – Deputetët e rinj, të zgjedhur më 24 qershor do të zhvillojnë ceremoninë e betimit në Parlament.
BRUKSEL (Belgjikë) – Protestë anti-Trump.
SOFJE (Bullgari) – Samiti Kinë-vendet e Europës Qendrore dhe Lindore në fokus do të jenë projektet e infrastrukturës së Pekinit në këtë rajon ku Kina është në konkurrencë me BE-në.
BERLIN (Gjermani) – Protesta në disa qytete gjermane për çështjen e migrantëve përfshirë Berlinin, për të denoncuar mbylljen e porteve në Mesdhe ndaj anijeve të OJQ-së.
CASCAIS (Portugali) – Manifestime në njëzet plazhe portugeze për të protestuar kundër ndërtimit të një pusi nafte në brigjet e Aljezur-it, në jug të vendit.


