• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AXHENDA/ Biden nis vizitën në Evropë, qëllimi: Ndihma për Ukrainën dhe presioni ndaj Putin
Home
Nderkombetare

AXHENDA/ Biden nis vizitën në Evropë, qëllimi: Ndihma për Ukrainën dhe presioni ndaj Putin

22 March, 2022 F.autor Botë, Nderkombetare

Kjo është një jave kritike për diplomacinë, ndërsa presidenti amerikan Joe Biden do të vizitojë Evropën për një takim të jashtëzakonshëm të NATO-s, që synon të ulë tensionet nga konflikti në Ukrainë dhe t’i vendosë sanksione të tjera Rusisë.

Biden mbërrin ditën e sotme në Evropë me shpresën se bisedimet ballë për ballë me udhëheqësit e NATO-s, ata evropianë dhe të G7-ës, do të arrijnë atë që diplomacia virtuale nuk ka arritur deri më tani: t’i japë fund sulmit rus të Ukrainës.

Shtëpia e Bardhë e pranon se ky udhëtim i shpejtë, synon të arrijë shumë, në shumë pak kohë. Ai fillon me një takim të NATO-s për Rusinë të enjten.

“Presidenti do të ripohojë angazhimin tonë të hekurt ndaj aleatëve të NATO-s për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Më pas ai do të marrë pjesë në një takim të planifikuar të Këshillit Evropian për të diskutuar shqetësimet tona të përbashkëta në lidhje me Ukrainën, duke përfshirë përpjekjet transatlantike për të vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për të ofruar mbështetje humanitare për ata që janë prekur nga dhuna dhe për të adresuar sfida të tjera që lidhen me konfliktin.

Më vonë gjatë ditës, ai do të marrë pjesë në takimin e G7 të thirrur nga Gjermania, për të diskutuar më tej me aleatët dhe partnerët tanë sanksionet që ne kemi vendosur ndaj Rusisë për luftën që ka filluar”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Përveç vendosjes së sanksioneve të rrepta kundër Rusisë, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Ukrainës 13.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar me ngut Shteteve të Bashkuara, por pa sukses, që të krijojnë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij. Ai ka paralajmëruar vazhdimisht se Putini nuk do të ndalet në Ukrainë. Një sulm i fundit rus me raketa në qytetin perëndimor të Lvivit, goditi vetëm 80 kilometra nga kufiri polak.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA DILETTA LEOTTA/ Can Yaman prezanton të dashurën e tij italiane: E bukur si dielli
Previous article Kush e mund me vota Sali Berishën?

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që… Botë

SAMITI I NATO-s NË ANKARA/ Rubio njofton pjesëmarrjen e presidentit Trump: Është nga më të rëndësishmit në histori, do sqarohen disa çështje që…

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë Botë

PARALAJMËRON IRANIN/ Natanyahu: Po luani me zjarrin, opsioni ushtarak mbetet në tryezë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT