Komisioneri i KE për çështjet e emigracionit, Dimtris Avramopulos ka mbërritur në Tiranë dhe ka nisur takimin me Ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. .
Mësohet se ai do të takohet më pas me kryeministrin Edi Ramëne Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin.
Në qendër të diskutimeve do të jetë bashkëpunimi në fushën e migrimit, të sigurisë dhe të kontrollit të kufijve.
Ardhja e tij në Tiranë ishte parashikuar për ditën djeshme, por u shty për sot për arsye që ende nuk janë bërë publike.
Pas pak pritet deklarata e Ministrit Xhafaj.
ALpeNews.al


