• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Avramopulos mesazh të qartë Tiranës: Ulni numrin e atyre që abuzojnë me heqjen e vizave
Home
Shqipëri

Avramopulos mesazh të qartë Tiranës: Ulni numrin e atyre që abuzojnë me heqjen e vizave

12 February, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Shqipëria dhe Komisioni Europian kanë firmosur sot dy rëndësishme që kanë të bëjnë me sigurinë e kufijve dhe mundësinë që do të ketë Tirana zyrtare për të aplikuar për fonde në Bruksel lidhur me luftën kundër drogës.

Marrëveshjet u firmosën gjatë vizitës në Tiranë të komisionerit të KE-së për Sigurinë dhe Cështjet e Brendshme Dimitris Avramopulos dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, i dërguari i Brukselit në Tiranë vuri theksin te abuzimi me liberalizimin e vizave.

“Nëpërmjet të gjitha këtyre përpjekjeve, ajo që ne duam vërtetë është që Shqipëria të vijë sa më afër BE-së. Dua të përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka bërë me menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregulltë dhe ta inkurajoj të bëjë akoma më shumë. Ne duhet të ulim numrin e atyre personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Të gjithë ne duam që ta ruajmë dhe ta kemi procesin e liberalizimit të vizave”, tha Avramopulos.

Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

Po bëjmë gjithçka është e mundur për të garantuar që Shqipëria të mos jetë më në hartën e vendeve që kultivojnë kanabis, për të treguar vendosmëri në luftën kundër krimit të organizuar përmes operacionit ‘forca e ligjit’. Bashkë ne sot konkluduam siglimin e marrëveshjes me FRONTEX për Rojen Bregdetare dhe Kufitare.

Kjo është një marrëveshje e rëndësishme që do të na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar lidhur me kufijtë tanë. ne do të ndjekim në vazhdim procedurat e kërkuara për miratimin e saj në Kuvend. Forcimi i kontrollit në kufi dhe përmirësimi i shërbimeve në pikat e kalimit kufitar mbetet prioritet për ne. Sot nënshkruam memorandumin

Avramopulos: Komisioneri për çështjet e brendshme në KE

Shqipëria është një vend që e kam fort për zemër. Kam qenë në Shqipëri dhe shumë herë të tjera dhe më duhet të them se kam parë këtë progres të madh që ka bërë vendi në vitet e fundit. Ju uroj që tu shohë të bëheni pjesë e familjes europiane.

Patëm një takim shumë miqësor dhe konstruktiv me ministrin e Brendshëm, Xhafaj. Në fakt do kisha shumë dëshirë të qëndroja më gjatë, kështu që ndoshta do të rikthehem së shpejti.

Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Ne të gjithë përballemi me të njëjtat sfida, menaxhimin e kufirit si dhe me luftën më efikase ndaj krimit të organizuar. Ne ndajmë një histori të përbashkët, por edhe e ardhmja jonë do të jetë e përbashkët mes nesh. Ishte vetëm javën e shkuar momenti kur KE lancoi strategjinë për Ballkanin Perëndimor, një strategji ambicioze. Tani Shqipëria ka një dritare shumë të rëndësishme dhe një shans historik për ta lidhur fort historinë e saj me BE-në. Të gjithë e kujtojmë se si e ka parë bota Shqipërinë edhe para pak vitesh.

Më duhet të them se sot jam i impresionuar për çdo gjë që ju keni arritur në fushën e Drejtësisë dhe çështjet e Brendshme. Dua të falënderoj autoritetet shqiptare për atë punë kaq të shpejtë që kanë bërë që ne të arrijmë marrëveshjen për FRONTEX. Ne kemi sigluar këtë marrëveshje kaq të rëndësishme. Marrëveshja do të lejojë ardhjen në Shqipëri të një ekipi për kufirin dhe rojën e bregdetare.

Cfarë parashikon marrëveshja? Do të bëjë të mundur menaxhimin më të mirë të emigracionit të parregullt, në interes të përbashkët si për Shqipërinë dhe për BE-në. Kjo është marrëveshja e parë që është përfunduar dhe sigluar dhe ne do të shërbejë si model për ti nënshkruar edhe me Serbinë e Maqedoninë. Dua të nënvizoj se sot ne firmosëm një memorandum të rëndësishëm që ka të bëjë me luftën kundër drogës.

Në të ardhmen Shqipëria do të ketë mundësi që të ketë akses me fondet që kanë të bëjnë me politikat kundër drogës. Ne tashmë do të kemi mundësinë që të mbështesim ato iniciativa që janë të rëndësishme për luftën kundër drogës. Njësoj si terrorizimit dhe krimi i organizuar, rrjetet që merren me çështjet e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm nëse ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase me njeri tjetrin. Dua ta inkurajoj Shqipërinë që ta përdorë plotësisht këtë mundësi që po i jepet, të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre iniciativave.

Nëpërmjet të gjitha këtyre përpjekjeve, ajo që ne duam vërtetë është që Shqipëria të vijë sa më afër BE-së. Dua të përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka bërë me menaxhimin e flukseve të emigracionit të parregullt dhe ta inkurajoj të bëjë akoma më shumë. Ne duhet të ulim numrin e atyre personave që abuzojnë me liberalizimin e vizave. Të gjithë ne duam që ta ruajmë dhe ta kemi procesin e liberalizimit të vizave.

Unë mirëpres që të thellojmë bashkëpunimin tonë për këtë çështje kaq të rëndësishme sigurie që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit. Dua të përqendrohem te lufta kundër krimit të organizuar, ajo duhet të vazhdojë. Mirëpres planin për vettingun në Polici. Kemi pasur vërtetë progres këto kohë. Shqipëria po i afrohet gjithnjë e më shumë BE-së. Në sytë e mi, si mik i Shqipërisë, është edhe kjo strategji kombëtare që ka ky komb kaq i çmuar. Perspektiva europiane e Shqipërisë do të sigurojë progres, zhvillim, rritje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vazhdojnë pushimet, Rita Ora përsëri “përvëluese” në bikini (FOTO)
Previous article MIRA KAZHANI/ Ermalit i lumtë, po Inva sapo la disa prezantuese pa punë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve Politikë

"KUSH MË QUAN TRADHËTAR ËSHTË I PAFYTYRË"/ Rama u përgjigjet nga Shkodra akuzave të protestuesve

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri Politikë

IRONIA e Ramës për influencerët: Kur bën foto te Kulla Eiffel, s’ke pse thua e dua detin e virgjër në Shqipëri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT