Surprizë ka qenë reagimi i avokatit mbrojtës së deputetit Saimir Tahiri i ciliduke argumentuar provat dhe ç’ka dal ne media. Ka rënë ndesh me organin e akuzes duke e cilesuar stë paligjshme kërkesën e prokurorisë kundrejt shtetasit Saimir Tahirit. Fakti i shitjes së makinës së Tahirit kundrejt Habilajve, nuk përben provë bindese që Tahiri ka lidhje me bandën Habilaj. Sipas materialeve nuk ka asnje material qe te kete dyshime qe te krijojnë bindje qe Tahiri te kete lidhje qofte edhe aksidentale mes Tahirit dhe Habilajve.
Dy prova ka përmendur prokurora
Një akt juridik që është kontrata e shitjes mes deputetit dhe qytetarit ndaj një personi që mendohet ose ka lidhje familjare.
Është një marrëdhënie juridike që nuk ka vlerë për këtë proces por vetëm për palët për atë qarkullim civil dhe jo marrëdhëniet penale.
Prova dy: Fakti që makina që është shitur dhe është përdorur është sërish tymnajë. Sistemi TIMS nuk tregon se ka udhëtuar Tahiri me personin në kërkim.
Prokuroria ka materialet që janë nga media. Nuk ka asnjë implikim që tregon lidhje direkte, dhe indirekte, periferike, apo aksidentale, apo dyshime që mund të krijojnë bindje në lidhje me veprimtarinë e atij grupi kriminal
Seanca duhej të ishte e gjitha publike. Nuk ka asnjë provë që mund të konsiderohej nga prokuroria si sekret hetimi.
Këshilli i Mandateve po depoziton provat e reja të Prokurorisë për Krime të Rënda e cila kërkon autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Saimir Tahiri. Kjo në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
/AlpeNews.al/
Imuniteti dhe arrestimi i Tahirit Këshilli i Mandateve shqyrt…
Imuniteti dhe arrestimi i Tahirit Avokati: Kërkesa e Prokurorisë e pabazuar në ligj
Posted by Ora News on Samstag, 21. Oktober 2017